Të shmangen nga shërbimi në publik, policët ”bark derra”

Pas urdhrit të ndalimit të djegies së mbeturinave, apo të ndalimit të frekuentimit të kafeneve për punonjësit e Ministrisë, në orarin e punës, një tjetër urdhër i dhënë nga zëvendësministri i ri, Sandër Lleshi është zbuluar. Në një shkresë të sjellë për ju nga dritare.net shihen porositë e Lleshit, për Policinë e Shteti dhe atë të Tiranës. Në pikën 8-të, të shkresës shkruhet:

 “Punonjës policie mbipeshë, të shmangen nga shërbime në vende të dukshme.” “Kontrolli për paraqitjen e jashtme të punonjësve të policisë në detyrë dhe jashtë saj”– është një nga urdhrat e Lleshit për zbatim nga policia./K.C/dritare.net

In : Aktuale, Rajoni

Loading...
loading...