Të varfrit, edhe më të varfër!

Për 78% të popullsisë, rroga ose pensioni janë burimi kryesor financiar kurse të tjerët mbijetojnë me ndihmë të prindërve, të afërmve ose ndihmës sociale. Të dhënat e Institutit “Finance Think” tregojnë se në Maqedoni, çdo i treti qytetar ka një jetë të varfër. 42% e qytetarëve arrijnë që me rrogë mujore të mbulojnë nevojat për ushqim dhe pagesa, kurse 28.4%, nuk e arrijnë këtë, ndërkaq 20%, mundin të realizojnë gjithçka. Dëshpëruese janë të dhënat edhe në sferën e mundësisë për plotësimin e nevojave shoqërore apo sociale. Mbi 70% e popullsisë nuk ka para për të shkuar në restorant, të paktën një herë në muaj, të blej tesha të reja, ose këpucë, të vizitojë teatrin apo kinemanë, ose të përdorin çdo ditë veturën. 34% e të anketuarve kanë thënë se nuk mund të plotësojnë asnjë nga këto nevoja, pasi që përveç se janë të varfër, janë të përjashtuar nga shoqëria, të paintegruar në shoqëri, pasi që nuk kanë para, thonë nga ky institut.Qytetarët ankohen se rrogat i kanë të ulta dhe se janë më të varfër se sa para 5 apo 6 vitesh. Të dhënat e Lidhjes së Sindikatave tregojnë se në dhjetor, një familjes katëranëtarëshe i janë nevojitur rreth 510 euro harxhime mujore për mbijetesë, kurse rroga mesatare është 370 euro. (koha.mk)StrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...