TË VOTOSH APO TË MOS VOTOSH SHQIPTAR-Xhevat LIMANI


Xhevat Limani -Strugalajm.com

Shqipërisht

TË VOTOSH APO TË MOS VOTOSH SHQIPTAR StrugaLajmStrugaLajm

Tragjedia shekspiriane përsëritet në kohë, hapsirë, publik, modalitet dhe kohēve të fundit sikur po luhet në tehun e “hakmarrjes” intelektuale aktualisht ndër shqiptarët e Iliridës. Lajtmotivi po zhbirilloset në teatrin e zgjedhjes së presidentit nën Maqedoni. Si për çudi në garë është edhe kandidati i pavarur shqiptar prof.StrugaLajm

Dr. Blerim Reka i mbështetur nga Aleanca shqiptare dhe Besa e Kasamit. Befasia zhbirillon caqet e absurdit nacional dhe politik që kandidati shqiptar jo që nuk mbështetet nga partitë e pushtetarëve dhe ca satelitë njëqelizorë, por për çudi marrëzie janë hedhur në një fushatë të egër kundër kandidatit shqiptar sa nuk e kapërdinë logjika dhe mendja e habitusit duke u trullosur, shqetësuar, mërzitur e neveritur nga argatët satanikë që shfrynë një përbuzje, urrejtje, cinizëm dhe ironizim blasfemik të pashebullt. Le të shtrojmë një pyetje konkrete: ku e kanë burimin këto motive me tinguj primitivë? E drejta e votimit është shprehje e vullnetit të lirë të individit. Dhe kjo është aksiomë e parimeve denokratike në botën e qytetëruar. Habisin deklarimet se do votojnë kandidat konsensual, ndërsa vetë kandidati në fjalë deklaron publikisht se” nuk është kandidat konsensual”. Deklarohen se nuk është koha për president shqiptar në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Këta argatë e injorantë shkelin vetë Kushtetutën e shtetit ku askund nuk shkruan se nuk mund të zgjidhet një shqiptar për president. Ka edhe një kategori Saço Pançash që thonë se ende nuk ka ardhur koha për president shqiptar. Këta shpirtskllevër qeniesh të pakobindjeve partiake ende nuk janë çliruar nga konceptet marksiste-leniniste-staliniste -titiste, por vazhdojnë si bishtra hardhucash të vegjetojnë duke buzëqeshur në kor me “ liderin” që ka humbur rrugën në oborr duke përsëritur si papagall ca fraza seniopolitike që u përkasin përrallave të së kaluarës monodiktaturiale. Ka edhe të tillë që mrizojnë pa dashur të prishin “rehatinë” e robërve në koloninë e fundit të eksperimenteve antishqiptare. Ka edhe shumë kategori irelevante të frymëzuar nga mediat e laboratoristēve të përbetuar në lindje që geni shqiptar të shartohet tē mos i përkas Perēndimit. Kryemotivi i fushatës ka adresim të qartë: përbuzje dhe eliminim institucional i INTELEKTUALIT SHQIPTAR duke e ditur se pazaret e tregëtarëve dhe xhambazëve politikë, do t’u dalin doresh interesat personale, familjare, nepotike, klanore sa edhe partiake. Ata e dinë mirë se Intelektuali nuk shitet e as nuk blihet. Nuk shiten e nuk blihen as luftëtarët, por luftëtarët që i dalin Zot Atdheu dhe kombit e jo këto korba dhe laraska që krrokasin në përkthim. Fishta do tingëllonte përmes Gomarit: Hapu tokë e hapu dhe jush po çirret për Atdhe s’janë gja tjetër veç ca murrasha që Atdhut i heqin fasha… Fatkeqësisht Institucionet e shtetit shqiptar dhe të dy qeverive po luajnë rolin e Shurdhmemecit me përjashtim të disa profiterëve folklorikë që po çirren shkinisht. Besoj se edhe vetë popullata sllavomaqedonase e ka kuptuar se Maqedonia është lodhur nga kuazipatritë, çobenjē, injorantë, mercenarë e trushpërlarë, por është koha e parimit konkret të Blerim Rekës :REPUBLIKĒ PËR TË GJITHË DHE TË BARABARTË PARA LIGJIT se ndryshe do të ndodhë epilogu hamletian: O botë o prapësi o dreq që unë paskam lindur të të ndreq, se kush duron përbuzjen dhe kamxhikun e botës, zullumin e shtypësit, përdhunën e krenarit, voninin e ligjit, gojëçthurjen e zyrtarit dhe shqelmet që çdo zemërgjerë nga të pavlershmit merrë…Të nderuar qytetarë votoni Shqipërisht ndërsa bukëshkalët dhe të përdalët i vraftë buka i vraftë!


Loading...
loading...