Telma: LSDM dhe BDI humbën 190 mijë vota në krahasim me zgjedhjet lokale, VMRO-DPMNE 16 mijë vota


Rezultate të afërta por mjaft më të ndryshme se zgjedhjet e kaluara. Në qytetin e Shkupit, nëse numërohen komunat e fituara, Siljanovska dhe Pendarovski janë baraz, 5 me 5. (Siljanovska- Aerodrom, Butel, GAzi Babë, Gjorçe Petrov, Kisella Vodë), (Pendarovski- Kaprosh, Saraj, Qendë, Çair, Shuto Orizarë).
Por fitorja e Siljanovskës në nivel të Shkupit është më e lartë se e Pendarovskit për 664 vota. Siljanovska mori 87.268, kurse pendarovski 86.604 vota.


Është iteresant se të gjitha fitoret e Siljanovskës janë realizuar në komunat ku dalja ka qenë mes 42 dhe 49,95 për qind. Pendarovski ka votuar vetëm në dy komun aku dalja ka qenë mbi 50 për qind (Karposh dhe Qendër).
Pendarovski gjithsej mori 323. 846 vota, Siljanovska 319.240. Kurt ë krahasohen rezultatet e tyre me partitë që i kandiduan me rezultatet e shënuara në zgjedhjet e fundit locale, vërehet se Pendarovski ka fituar gati 100 mijë vota më pak se listat e këshilltarëve të LSDM-së para një viti e gjysëm. (LSDM Zgjedhjet locale – 420.294 vota). Rënie ka edhe te Siljanovska në krahasim me votat e VMRO-së në zgjedhjet lokale për këshilltarë, por kjo rënie është shumë e (VMRO-DPMNE fitoi 335.579 vota, kurse kandidatja e tyre tani mori 16 mijë vota më pak).
Kjo për shkak se në zgjedhjet lokale jehona ishte më e madhe.
Nëse mblidhen votat e LSDM-së dhe BDI-së nga zgjedhjet lokale, sepse Pendarovski është kandidat i tyre i përbashkët, atëherë partnerët e koalicionit kishin rreth 510 mijë vota. Tani Pendarovski ka marë 190 mijë vota më pak.StrugaLajmStrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...