Tepisoni 5300 euro i Kurtit: Haradinaj, i njohur për shpenzime marramendëse, bleu tepison pesëfish më lirë

Kurti blen tepison për 5300 euro, shpenzuesi i madh Haradinaj  e bleu më pak se 1000

Albin Kurti, kryeministri i ri i Kosovës, tashmë do të bëhet me një tepison të ri e kualitativ në zyrën e tij, e i cili do të kushtojë deri në 5 mijë e 300 euro.

Tepisoni i vjetër do të demolohet e deyshemeja do të riparohet nëse ka nevojë për t’i dhënë një pamje tjetër hapësirës ku do të ecë Kurti bashkë me stafin e tij.

Tashmë është shpallur tenderi nga Administrata Publike për tepisonin në fjalë, shkruan Periskopi.StrugaLajmStrugaLajm

Këto 5 mijë e 300 euro do të jenë mësohet edhe për furnizimin, transportimin dhe montimit e tepisonit në katin e tretë të kryeministrit.

Por, për sa para e bleu Haradinaj – që njihet për shpenzimet e pakursyera publike – tepisonin për zyrën e tij?StrugaLajm

Sipas ndërtimit, me të hyrë në zyrë, ashtu si edhe Kurti, Haradinaj kishte porositur një tepison prej 990 eurosh.

Edhe në atë kohë vlera e tepisonit – ku nuk dihet nëse është përfshirë edhe bartja dhe montimi – ishte konsideruar shumë e lartë.

Sidoqoftë, nuk pritet të ketë reagime për tepisonin e Kurtit pasi që jemi mësuar tashmë që gjykimet nga analistët dhe pjesëtarët e shoqërisë civile të jenë me standarde të dyfishta. /Periskopi


In : Aktuale

Loading...
loading...