Tërmetet tektonike dhe tërmetet politike!

Ejup Berisha 
Sikur një seri e fuqishme tërmetesh ti godisnin ambientet politike shqiptare në Ballkan 
Shqipërinë ditën e shtunë dhe të diel të kësaj fundjave e kanë goditur një seri dridhjesh trolli apo në popull të njohura me termin tërmete. Dhe është shumë normale që njerëzit në këto situata të brengosen nga humbja e jetëve të tyre, nga humbja e ndonjë anëtari të familjes apo pse jo dhe të jetëve të njerëzve në përgjithsi por edhe nga humbja e pronës nga shkatrrimet e mundëshme që do të mund ti shkaktonte dridhja e tokës, gjëra të cilat rëndom ndodhin në këto raste apo gjatë këtyre ngjarjeve. Po pse vallë nuk po ndodhë një seri e fuqishme tërmetesh në ambientet politike shqiptare nëpër trojet shqiptare në Ballkan, disa dridhje tektonike me qëllim të mënjanimit të politikanëve të këqij e të pandërgjegjshëm të cilët në politikë jo vetëmse që i shikojnë punët e tyre por se janë edhe kundër interesave strategjike kombëtare shqiptare.Këta pra me sjelljet dhe veprimet e tyre janë shumë të rrezikshëm për kombin por dhe për egzistimin e njësive teritoriale dhe administrative shqiptare. Këtu pra në politikën shqiptare duhet të ndodhë tërmeti i vërtetë disa dridhje shumë të fuqishme tektonike të cilat do ti dërmonin dhe shkatërronin themelet e politikave antikombëtare në të cilat aktorë kryesorë janë edhe disa prej politikanëve kryesorë shqiptarë. Në Republikën e Kosovës një tërmet i shkaktuar nga mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme Parlamentare do të mund të ndodhë në muajin tetorë të këtij viti. Me këtë rast populli shqiptar që jeton në Republikën e Kosovës do të mund ta shpëtojë jo vetëmse vetveten por edhe shtetin nga zhbërja si pasojë e angazhimeve të disa strukturave kryesore politike për ndarjen e teritorit të Republikës së Kosovës dhe dhënjen e tij Serbisë. Mendoj se humbja e pozicioneve të këtyre strukturave politike në Kosovë të cilat janë shprehur pro ndarjes së teritorit të Republikës së Kosovës proces shumë i rrezikshëm të cilin këta me manipulime e quajnë si proces të Korrigjimit të kufijve. Pra nëse ndodh tërmeti politik siç e paramendoj unë ky në planin kombëtar do ti sjellte dy përfitime. Nën 1. Do ta ruante tërësinë teritoriale të Republikës së Kosovës i cili është obligim për të gjitha strukturat politike kosovare. Konsidroj se teritori i Kosovës nuk është pronë e asnjë politikani por ai është pronë e përbashkët e çdo shqiptari apo dhe e çdo qytetari që jeton në Kosovë pa marrë parasyshë se cilës bashkësi etnike i takojnë ata apo dhe ato, dhe nën 2. Humbja e pozicioneve qëndrore të strukturave të tanishme politike të cilat njihen si krahu i luftës do ta kishte efektin domino te humbja e pozicioneve edhe të strukturave të tanishme qëndrore politike të politikanëve shqiptar në trojet e tjera shqiptare psh në RVM, në R e Shqipërisë si dhe në Luginën e Preshevës. Prandaj jamë i mendimit se është mëse e domosdoshme që të ndodhë tërmeti më i fuqishëm i mundshëm politik në ambientet politike shqiptare në Ballkan. Ky le ti dërmon themelet e politikave të politikanëve të dyshimtë shqiptarë të cilët janë jo vetëmse përkrahës por edhe zbatues të politikave shumë të dëmshme dhe të rrezikshme kombëtare. Derisa faktorë kryesor për tërmetet apo të dridhjeve tektonike të tokës është Perendia e madhëruar, Nga ana tjetër shkaktarë kryesor të dridhjeve apo të tërmeteve politike janë njerëzit me votat e tyre. Thuhet se Politika është pjesë teatrale me shumë akte Kur njëher të ngritet perdja thuhet se aktorët politik duhet të ngjiten në skenë për ta luajtur shfaqjen. Po e luajtën mirë apo si duhet ata do të marrin jo vetëmse duartrokitje por edhe mirnjohje nga publiku si dhe nga opinioni më i gjërë . Po nuk e luajtën shfaqjen mirë dhe si duhet atëher në skenë do të mund të ngjitet publiku apo (lexo) populli por në këtë rast pasojat do të mund të jenë shumë edhe më të rënda si dhe katastrofike për aktorët politik. Mu kjo duhet të ndodhë në ambientet politike shqiptare në Ballkan meqë politikanët shqiptar kanë dështuar në skenën teatrore politike dhe sygjeroj që në skenë detyrimisht të ngjiten qytetarët dhe tu thonë stop apo mjaft më politikave dhe disa politikanëve të dyshimtë e të rrezikshëm shqiptar të cilët për ti ruajtur pozicionet e tyre të lëkundura politike janë në gjendje ti shesin jo vetëmse trojet shqiptare por edhe vet kombin shqiptar në tërësi. Prandaj disa tërmete të fuqishme në politikë do të mund ti shpëtojnë trojet dhe kombin shqiptar nga zhbërja dhe ti pastrojnë ambientet politike shqiptare nga politikanët e pandërgjegjshëm.

In : Aktuale

Loading...
loading...