Tërmeti në Zagreb nëpërmjet fotografive

Kryeqyteti i Kroacisë, Zagrebi, është goditur gjatë mëngjesit të sotëm nga një tërmet me magnitudë 5.3.

Epiqendra e tërmetit ishte në veri të Zagrebit me thellësi 10 kilometra, disa dëshmitarë kanë thënë se disa ndërtesa kanë mure të plasaritura dhe disa të tjerave u janë dëmtuar çatitë. Pos kësaj raportohet se janë shfaqur edhe një numër i konsiderueshëm i zjarreve.

Qeveria Kroate nëpërmjet një postimi në Twitter u bëri thirrje qytetarëve që të “qëndrojnë të qetë” dhe “të mbajnë distancat sociale”.StrugaLajmStrugaLajm

“Ne u bëjmë thirrje qytetarëve të qytetit të Zagrebit të cilët dolën pas tërmetit, mbajeni distancën Ne e dimë se jeni të shqetësuar, por mbani në mend situatën në të cilën gjendemi të gjithë. Ndiqni udhëzimet e shërbimeve të qytetit dhe institucioneve përkatëse, por para së gjithash, edhe një herë, mbajeni distancën tuaj”, kanë shkruar nga Qeveria.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...