Thaçët e fusin Ahmetin në mes, festa e shkronjave shqipe ka lezet 

Emra të njohur të politikës dhe artit janë duke marrë pjesë në ceremoninë në filharmoninë e Maqedonisë me rastin e përvjetorit të 108-të Kongresit të Alfabetit.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pas tensioneve me Serbinë për taksën ndaj produkteve serbe, po relaksohet duke dëgjuar tingujt e violinistit të njohur shqiptarë Shkëlzen Doli.

Thaçi i Kosovës dhe ai i Maqedonisë e kanë futuar në mes Ali Ahmetin dhe po kënaqen duke festuar festën e shkronjave shqipe, njofton agjencia e lajmeve INA.

Kongresi i Manastirit, i cili njihet ndryshe si “Kongresi i Alfabetit” është tubimi i dijetareve shqiptarë më 14-22 nëntor 1908 në Manastir, për përcaktimin e alfabetit të gjuhës shqipe. Kërkesa e delegatëve shqiptarë ishte që gjuha shqipe të mos shkruhej as me shkronja arabe, as me shkronja greke, por me alfabetin latin. Kongresi vendosi me votë unanime për të lenë mënjanë alfabetin e Stambollit, dhe të shkruanin gjuhën shqipe vetëm me alfabetin latin me 36 shkronja, alfabet që përdoret në ditët tona.

Gjithashtu, u vendos që pas dy vjetësh të mbahej një Kongres i dytë, në Janinë, për të shqyrtuar problemet drejtshkrimore e letrare, si dhe për të bërë përpjekje për shkrirjen e dialekteve gegë dhe toskë në një gjuhë të njësuar shqipe.

Për këtë ditë të rëndëishme sot në Shkup janë organizuar aktivitete të shumta, në të cilat kanë pjesë edhe presidenti shqiptar, Ilir Meta.

Në këto aktivitete me karakter rajonal janë dhënë mesazhe për të rëndësishme për kultivimin dhe zhvillimin e identitetit dhe kulturës së shqiptarëve në Maqedoni.

Aktivitetet në Shkup janë organizuar nga Sekretariati për Çështje Evropiane. (INA)