Thaçi i lumtur me fitoren e Kosovës

Presidenti Thaçi ka uruar përfaqësuesen e Kosovës pas fitorës ndaj Maltës.

Thaçi thotë se ngadalë, por me hapa të sigurt po e ndërtojmë një ekip fantastik.

“Ndeshjen nuk e pashë, por golat po. I lumtur me fitoren e verdhekaltërve. Ngadalë, por me hapa të sigurt po e ndërtojmë një ekip fantastik, që pa asnjë dyshim do të korrë edhe shumë fitore të tjera në të ardhmen”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Kujtojmë se Kosova ka mbyllur ndeshjen kundër Maltës me rezultat 3 me 1.