The Magic ,, Made in Kosova”

Lebit Murtishi

Spektakli sportiv dyzetepesëminutësh që mbrëmë
magjepsi dashamirët e futbollit të kontinetit të Europës,
mban titullin: ,, The Magic ,, Madi in Kosova”.
Duke relativizuar rezultatin që ka mundur të jetë pak më
i ndryshëm, futbollistët e Kombëtares së Kosovës, me lojën
brilante që treguan mbrëmë (si mysafirë) përballë Kombëtares
,,gjikante” Angleze, detyruan analistët më eminent evropianë
të këtij sporti, që të merren gjatë me djemtë e Kosovës, që të
merren gjatë me spektaklin që shfaqën në fushën e gjelbër
djemtë e përzgjedhur të Kombëtares së Kosovës…
Pjesa e parë pagoi çmimin e lartë të syndromit të
vjetër psikologjik: ,, I madhi është i madh”…
Pjesa e dytë ia ndërroi fytyrën fushës së gjelbër. Aty u shfaqën
lojtarë ,,të tjerë”, lojtarë me kapacitete të tjera profesionale,
morale dhe disiplinore, aty u derdhën e u shkarkuan në
vendin dhe në kohën e duhur të gjitha energjitë e mbledhura:
qetësia dhe siguria e brendshme, shpërthimi dhe agresiviteti
i jashtëm, të gjitha u shkrinë në një qelizë të vetme dhe
të gjitha u derdhën drejt një qëllimi të vetëm…Dhe ,,i madhi”
e bë i vogël, i madhi mezi priti përfundimin e lojës!..
Kjo është shkolla që i mësoi dje sportdashësve të futbollit
,,Luani i vogël”, por që vërtet lufton si luan…Suksese
ju bij të zgjedhur që ma pürishët ëndrrën e keqe për veten time…StrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...