Tifozët kuq e zi ndezin Shkodrën, festë para ndeshjes (Video)

18:42 – 22 Mars, 2019 Share

Mbrëmjen e sotme në stadiumin  Loro Borici në Shkodër do të zhvillohet ndeshja e parë për vitin 2019, për Kombëtaren Shqiptare me atë të Turqisë.

Por edhe pse na ndajnë edhe dy orë nga startimi i ndeshjes  atmosfera në qytetin e Shkodrës ka filluar të ndizet. “Tifozat Kuq e Zi” që së bashku me “Plisat” e Prishtinës dhe disa tifogrupe të tjera, kanë nisur festën e zakonshme

Këngët, vallet dhe flakadanët e kanë bërë atmosferën elektrizuese në qytetin e Shkodrës. Shikoni momentet e plota në videon më poshtë.

In : Aktuale, Sport

Loading...
loading...