Titizmi në Strugë

Bledi Elmazi

Për të kuptuar depresionin psikologjik në Strugë duhet të kuptojme thellësisht dy fenomene: 1. Politizmi i administratës publike. 2. Faktorët që ndihmojnë në qëndrimin e kësaj dukurie.
Në përgjithësi politizmi i administratës kuptohet si trashegimi nga regjimi komunist . “Vlera” e trashëguar komuniste e besnikërisë ndaj partisë politike në vend të institucioneve, dhe monopoli i partise në aparatin shteteror i ka dhënë jetë një tradite sipas së cilës administrata automatikisht behet kukull e partisë qeverisëse.
Sidoqoftë, nga zhvillimi politik i deritanishëm grupimi shoqëror aktiv në politikë, pozitën e nëpunësit civil vazhdon ta preceptoj si punë prestigjioze dhe praktikisht ka mbetur dhe pjesë përbërëse e funksionit ekzekutiv. Edhe pse punësmi në shërbimin civil nuk është i kushtëzur me anëtarësim në parti, partitë që kanë patur pushtetin kanë vazhduar mentalitetin jugosllav të administrimit të pushtetit politik, rrjedhimisht, lidhjet e aferta brenda partisë janë siguria më e mirë që dikush të bëhet nëpunës civil edhe përkundër vëmendjes së veçantë që sistemi i kushton edukimit formal.
Pra, duke mbështetur establishmentin e deritanishëm politik, bëhemi pjesë e një realiteti konspirativ: ku premtohen reforma në administratën publike dhe pastaj këto reforma i këthejnë në fenomen shqetësues dhe nga reforma bjënë një pseudo reformë dhe nga kritere profesionale dhe teknike që duhet të aplikohen për zhvillimin normal, e këthejnë në proces politik, qoftë kjo në mbledhjen e të ardhurave, qofte në zbatueshmerin e ligjit apo në frymën politike që ndikon në vend.
Të dy udhëheqësit politik në Strugë kanë patur për qëllim të krijojnë “vobektësi kolektive” dhe në këtë mënyrë kanë krijuar mendësinë se askush nuk mund të sfidoj pushtetin e turmës, dhe si rezultat i këtij zhvillimi politik Struga ka humbur deshirën për të ndërtuar jetë brenda saj, dhe bashkë me dëshirën ka humbur dhe gjysmën e popullatës. Kjo mungesë dëshire është më e lehtë të kohtrollohet nga grupe që kanë fuqi ekonomike në dorë (imagjinoni këtu çfarë ndryshimi ekonomik që kanë përjetuar ata që na kanë udhëhequr), dhe duke qenë se magazinimi i pasurisë konsolidon pushtetin e turmës së errsuar, bashkë me ta kanë humbur lidhjet me realitetin.
Dhe si në çdo vigjilje të zgjedhjeve lokale, punonjësit e shtypit na kujtojnë se fitorja kundër pushtetit mund të arrihet vetem si pasojë e përçarjes së tij, dhe arsyet që çojnë elektoratin të bëhet pjesë e getopardizmit shqiptar janë të ndryshme: stresi i shaktuar nga përçasja e gabuar ekonomike, firka nga pushteti, injoranca, sindroma e Stokholmit, dhe çka është më e rëndësishmja, largimi nga vendi i të gjithë atyre që nuk do të votonin për vazhdimin e titizmit (si frymë kulturore politike).
Ngritja kalon në të njëjtat faza që kalon rritja e çdo individi, pra duhet të jetë morale, kulturore dhe fizike (barishtet e këqija shkulen ende me mëngët përveshur). Ngritja kalon nëpërmjet ripërvetësimit të shpirtit heroik, të atij shpirti heroik që mundësoi mbijetesën tonë. Të atij shpirti që refuzon apatinë, politikisht korrekten, relativizmin moral dhe fatalitetin. Ngritja është vetjake por jo individualiste, nuk duhet të prodhojë individë të veçuar, individë që flasin me heshtje. Ngritja duhet të jetë në funksion të strukturave që përbëjnë ambientin dhe mbështetjen organike të individit: familja, lagjja, kombi, ky i fundit që përfaqëson edhe shkallën më të lartë të organizimit të individit. Vetëm në këto struktura rritja e individit merr formën më të plotë dhe kthehet në trashëgimi dhe mburoj për pasardhësit e tij.
Në gjendjen e tanishme, ku strukturat organizative politike dhe parapolitike janë kthyer në qendra të huaja pushteti dhe kundërshtare të organizimeve organike, rrugëzgjidhja për individin është vetorganizimi në ide të reja politike.
Vetorganizimi në struktura, sipas prirjes dhe aftësive të gjithsecilit (Lëvizja Besa është një shembull i tillë), në gjendje të mbrojnë njësitë organike të individit, pra familjen, lagjen, kombin.
Struktura në gjendje, në një fazë të dytë dhe pas një procesi të vetvetishëm qendërimesh, të përballojë atë që, me statistikat përpara, është sfida themelore e shekullit: vetë mbijetesa etnike e popullit.
Saktësoj që ky diskutim i ngritjes, nuk do të ishte i nevojshëm për kë nuk sheh që diçka është kalbur në këtë vendin tonë, pra për ata që përdhunimin e shpërblejnë me votë
Për këta e vetmja përkujdesje është largimi nga ambientet publike të deritanishme, pasi çdo trup në dekompozim ka propabilitet të lartë të këthehet në vatër epidemish që godasin në mënyrë të veçantë të rinjtë. (përfytyroni huliganizmin politik të ditëve të fundit).StrugaLajmStrugaLajm

 StrugaLajm

 


Loading...
loading...