TRADHËTI DHE VIGJILENCË

Mr. Sci. Musa Musai

Shqipëria me të gjitha mundësitë e saja, luftën për çlirimin kombëtar e bëri vet dhe u çlirua më 28. Nëtor të 1944. Kuptohet se ende ka diskutime rreth datës së çlirimit të Shqipërisë, ishte 28 apo 29 Nëntorit i vitit 1944. Shumë rëndësi kishte që Shqipëria u çlirua e para në Ballkan si shtet i ri Komunist, me forcat e veta pa ndihmen e askujt. Çlirimi i Shqipërisë ngjalli shpresa tek popullata shqiptare kudo, se do të kemi shpejt krijimi e një Shqipërie etnike me gjithë teritorin e bashkuar prej 87.981 Km2.
Për këtë qëllim u bënë marëveshtje midis udhëheqjes së Shqipërisë, përfaqësuesve nga Kosova dhe përfaqësuesve të Jugosllavisë. Aty u mor qëndrim që të ndihmohet lufta për Çlirimin definitive të Jugosllavisë. Pastaj secila ushtri në teritorin e vet. Shqiptarët këtë marëveshtje filluan ta zbtojnë duke i dërguar djemt e tyre ushtar, në vende lufte më të rrezikshme të Jugosllavisë, në Bosnjë Hercegovinë, në Slloveni, Sllavoni në Luftën e Sremit.
Për shqiptaret kjo luftë ishte shumë e vështirë, nuk e njihnin terenin, nuk e dinin gjuhën sero-kroate e kështu me rradhë. Lufta që e bënin shqiptarëve ishte lufta më e rrezikshme, ngase luftonin me armikun e mbrendshëm. Luftonin kundër çetnikëve të Draza Mihajlloviqit, ustashëve të Ante Paveliqit, Bellogardistëve të Sllovenisë dhe në Kosovë, Maqedoi kundë Ballit Kombëtar, si dhe gjithë andej kundër ushtrisë fashiste gjermane.
Shqiptarët ishin midis kullës dhe çekiqit, ishin mish për top, ata që i komandonin shqiptarët shumica ishin analfabet, me kurse mësonin diçka të shkruajnë me alfabetin qirilik.
Jugosllavia kishte teritor dhe terene shumë të papërshtatshme për luftë. Luftrat më të rënda i përjetoi Bosnja Hercegovina dhe Sllavonia, kurse hupje më shumë në njerëz Kosova.
Shqiptarët me bidje komuniste, në Maqedoni luftoin kundër Ballit Kombëtar, kundër forcave të Xhem Gostivarit. Poashtu lufta shumë e rëndë dhe e pashembullt u krye në Kosovë midis forcave të Ballit Kombëtar të udhëhequra prej Shaban Polluzhës. Lufta shqiptarëve midis vedit ishte lufta për politikën e poshtër serbe. Haj me det vriteshin shqiptarët sikur i kan pjell shkinat.
Xhem Gostivari kishte trimat e tij Mefailin e Madh të vogël. Në Strugë Murat Labenishtën, në Kumanovë Sul Hotlën e kështu me rradhë.
Në Kosovë lufta ishte më e përgjakshme, midis shqiptarëve, Drenica përditë vritej dhe piqej prej politikëstë poshtër me ndikim pro serbe. Kam rastin dhe nderin ta kujtojë momentin historik dhe tragjedinë kombëtar.
Ishte viti 1944 Nëntor, forcat Shqiptare nga Shqipëria kishin hyrë në Kosovë dhe luftonin Ballin Kombëtar. Momenti ka qenë shumë prekës dhe i dhimbshëm sipas tregimit të familjes së Shefqet Bylikbashit në Bainjcë të Kosovës. Sidomos kur tregonte e shoqja e Shefqet Bylikbashit, icila ishtë një grua kapedane, malësore më shumë se malësore, me tipare të Shotës,Teutës apo të Norës së Kelmendit, etj.
Kur tregonte ajo vërtet ishte rrëqethëse ta dëgjoje për gjithë atë që e kishte përjetuar atyre viteve, burri i sajë Shefqet Bylykbashidheshokët e tijë. Shefqeti kishte të kryer fakultetin ushtarak në Rromë të Italisë më 1936. Zotëronte disa gjuhë të huaja si oficer shumë i pregaditur deri në maksimu për artin ushtarak, për të mbrojtur Shqipërinë Etnike. Shefqeti fillimisht i shërbeu Oborrit Mbretëror në Shqipëri, poashtu ka qenë komandant i zonës për Pogradecin. Pasi shpërtheu lufta, Shefqeti edhe shokët e vet u rreshtuan në vijën e frontit për të mbrojtur atdheun, për ta ndërtuar Shqipërinë Etnike në Krye me Heroin e Popullit Shaban Polluzhën. Luftuan rrept kundër shkive hordhive çetnike të cilët kishin program të caktuar ta djegin Drenicën, ta djegin Kosovën. Pik synimin e kishi në Drenicë, shkiet ta fitojnë luftën. Gjithëmon në Drenas trimëria ka pasur folenë e përhershme, për guxim dhe trimëri. Të gjitha luftrat trimat e Drenasit, nuk i trembi dhe nuk i fitoi, por rishte tradhëtia dhe dhimbja që nuk donin të luftojnë vëllau kundër vëllaut pse nuk mereshin vesht shqip. Shoqja e Shefqeti si dhe djemt e tij Fatmiri edhe Adnani tregoin se këtu erdhi Ramiz Alia. I cili kërkoi takim me disa udhëheqës edhe me babën Shefqetin. Shqefqte Bylykbashi për atë momentë ka qenë me të gjithë trimat e tiëj, që i kishte nën komandën e vetë. Ramiz Alia djal Shqiptar Shkodran, erdhi dhe kërkoi të hypi te ai guri, që e sheh ma treguan, ne i themi guri i Paqës. Të gjithë ishin bashkuar, ndëgjonim mendime. Për atë momentshqiptarët i kishin ulur armët dhe prisnin të dëgjojnë. Aty ishte edhe Shaban Polluzha dhe shumë burra të tjerë. Fjalimi Ramiz Alisë ishte, të ndalet lufta vëllavrasëse edhe luftën bashkë ta vazhdojmë për në veri të Jugosllavisë, në Serbi, Bosnjë Hercegovinë, Sllovoni, Kroaci deri në fushën e Sllavonisë. Ushtarët e ballit pasi e pyetën dhe morën përgjigje, kuptuan se lufta partizane ishte mashtrim. Kurdisje prej politikës sllave. Prandaj Shefqi i është afruar Ramiz Alisë dhe i ka thane: Ju gaboni shumë, nuk e keni idenë dhe kuptiminin e luftës plotë tradhëti të shkaut. Ne të gjithë kemi një mendim, ta Çlirojmë Kososvën me të gjitha viset, ti bashkojmë tokat shqiptare, pastaj kujt i ka mbet meraku për bythë shkinash të Sërbisë, kufiri është i çelur mund të vazhdojë. Ramiz Alia atëherë prerë ka kërkuar që armët të dorzohen dhe lufta vëllavrasëse të mos vazhdojë, është urdhëri i prerë i Kryesisë Qedrore të PKSH ë Tiranë, në marveshtje me PKJ në Beograd. Atëherë për Shefqetin dhe shokët e tijë, çdo gjë ka qenë e qartë, i ka thane, na mori në qafë tradhëtia.
Shefqet Bylykbashi i ka lutur trimat e tij ti dorzojnë armët dhe lufta vëllavrasëse të mos vazhdojnë. Për momentin i afrohet afër, shumë afër Ramiz Alisë dhe i thotë: urdhëro gjithë materialin tonë, arhivën tonë që kemi pas deri tani, është e juaja. Kur do ta shihni se keni gabuar, ejani dhe kërkoni falje popullit të Kosovës. Pasi ti të ka dërguar nana Shqipëri, unë dhe shokët edhe bashkëluftëtarët e mi, do ti dorzojmë armët. Por kije parasysh se ne i dorzohemi urdhërit të nanës shqipëri. Pastaj u drejtua nga shokët e vetë bashkëluftëtarëv, që i kishte afro 15000 vet u that: të dashur bashkëluftëtar, une luften, deri këtu me Jut ë gjithë bashk e kam bërë. Tani japi urdhër tëprerë, zbatoni urdhrin, dorzoni armët dhe vendosni vet për Kosovën.
Prej atij moment e marin Shefqetin e lidhin dhe e dërgojnë, për hetime në të gjitha burgjet e Jugosllavisë. Shoqja thoshte se prej 1944 deri më 1952, askush nuk dinte, se Shefqeti është i gjallë. Pasi nuk u lirua për disa vite, ne hupëm konaktet për të tëdijtur më shumë. Të gjithë na ngushëllenin se Shefqetin,e kanë likuiduar.Gjithëmonë sundonte mendimi i të keqës, se e kan vraë dhe e kan hedhur dikundi, ashtu si kishin vepruar me shumë djem të tjer të Kosovës.
Por në vitin 1952 Shefqeti, për gjithë familjen lidi një gëzim i pa pare ndonjëherë. U hap lajmi se erdhi Shefqeti, Shefqet Kapedani, Shefqet Bylykbashi. Gjithë Drenica ishte në festë. Shefqet kishte trup mire të zhvilluar ushtaraku, trup prej sportisti,kur ran ë burgë. Prej burgut Shefqeti erdhi me peshë trupore, 35 kilegram, eshtra dhe lëkurë. Ne u habitëm të gjithë, kur erdhi në shtëpi dhe tha: a nukmë njihni unë jamë Shefqeti. Ishte sihariq i madh për familjen, miqt, dashamirët, shokët, bashkëveprimtarët, luftëtarët, se Shefqeti qenka i gjallë.
U hap konaku i gëzimit, për një kohë të gjatë, pritnim njerëz prej gëzimit, shyqyr që ka ardhur dhe ka ngelur gjallë. Pas një kohe kuptoi se shokët i jan vrarë, disa e kanë vazhduar luftën me Shaban Polluzhën, Mehmet Gradicën dhe shumë të tjerë. Por më kobzijtë për fatin e të gjithë shokëve të vetë kan qenë: Fadil Hoxha, Ali Shukriu, Mehmet Shehu i Gjakovës dhe disa komunist tjer të Kosovës, bashk me urdhrin e KQ të PKSH, komandnt Gjeneral lajtnant Enver Hoxha.
Lufta e Ballit Kombëtar në Kosovë dhe Maqedoni dallohej prej luftës Ballit Kombëtar në Shqipëri. Në Shqipërilufta pa kompromis bëhej kush do të vjen në pushtet, lufta midis partizanëve dhe atyre të Ballit. Në Kosovë, Balli nuk kishte besimë te partia komuniste, udhëheqësit e Ballit në Kosovë herët i kuptuan, se janë të tradhëtuar, prejMbledhjes së Mukjes. E cila tradhëti u pa haptas në vitin 1945.
Unë Musai në shtëpin e Shefqet Bylikbashit, kam shkuar për ndjenjat e mia patriotike dhe të asajë familje. Familje me taban historik kombëtar. Knaqesha kur dëgjoja për gjithë atë guxim dhe ato akte trimërie. Kisha shumë qef ti dëgjoj bisedat në konaqet e Bylykbashëve. Ndjeja dhimbje shumë të mëdhaja për gjithë ata që kishin vuajtur. E mjerajo familje, mjerë ai popull sa shumë që kishin vuajtur dhe ende vuanin djemt dhe vajzat e shumë familje.Nuk u jepnin vende pune për të siguruar ekzistencën. Nuk kishin të drejtë të shkollohen, fëmijët e tyre shkolloheshin deri në klasë të VIII dhe mandej vazhdonin punën në bujqësi, ose punë më të vështira për ta siguruar kafshatën e bukës. Djemt Fatmiri, Adnani deri vonë nuk kishin letra njohtimi, dhe shumë presione të tjera politike.
Por mua më interesonte për Kapitenin Bacin Shefqt, se çfar ka menduar për Kosovën dhe gjithë popullin shqiptar. Komadanti kurrë nuk ka qenë shpres hupës. Gjithëmon ka pas durimi dhe guximin intelektual. Ai ka thanë se Kosova dhe populli shqiptar do të bashkohen brenda disa viteve. Ai bashkim do të jetë produkt i luftrave që e kan nisur të parët tanë, tani do të filloi që bashkimi kombëtar ngadalë, por i sigurtë, bashkimi kombëtar do të bëhet, ska forcë që e ndal. Ky gëzim për Shefqet Bylikbashin dhe të gjithë ata që derdhë gjakun, sikur lindi në 1968, kur në Kosovë shpërthyen protestat, Kosova Republikë. Komandanti edhe pse i shtyr në moshë dhe i lodhur, ka thanë, tani e kuptova se Kososva ka mar rrugën e vetë të mbarë. Kur e ka pyetur Akademik Ali Hadri pse thua ashtu, ai shkurt dhe shqip i ashtë përgjigjur, në rrugë kan dalur studentët, rinia, populli i shumë vuajtur. Tani edhe pse vdes, jamë buzëgaz e shoh bashkimin e tokave të mia. Do ti baj të fala Azemit, Shotës, Mixh Delisë, të madhit Shaban Polluzhës, Mehmet Gradicës të gjithëve,se tani kam sigurinë se shqiptarët me sigui do të bashkohen.
Shaban Polluzha ishte njëri nga udhëheqësit më të shquar të asaj kohe në Kosovë, i cili me trupat e tij la vijën e frontit në Pazar (Pazari i Ri) dhe u kthye për të mbrojtur fshatrat e Drenicës që po masakroheshin nga çetnikët dhe ushtria komuniste serbe.
72 vjet më parë, më 21 shkurt 1945 Shaban Polluzha dhe Mehmet Gradica ranë herokisht në altarin e lirisë duke luftuar ballë për ballë me çetnikët serbë në Kullat e Dvoranëve në Tërstenik të Drenicës.
Më 21 shkurt të vitit 1945 në fshatin Tërstenik të Drenasit është vrarë Shaban Polluzha, njëri ndër komandantët më të njohur shqiptar nga zona e Drenicës gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Unë e kam detyr morale ta kujtoj atë familje, të kujtoj gjithë ata njerëz, aq të mrekullueshëm, trima, të cilët më pranuan si vëllaun e tyre, para dhepas 1981. Ishte kënaqësi dhe pasuri shpirtërore që njoha atë familje.
Fotografitë
– Shefqet Bylykbashi,
– Shaban Polluzha dhe
– Mehmet Gradica
StrugaLajm

StrugaLajm


Loading...
loading...