Tradhtarët më të këqij të historisë!

JUDA ISKARIOTI

(SHEKULLI I) – Simbol i përsosur i tradhtisë: sipas ungjijve ishte apostulli që dorëzoi Jezusin për 30 denarë, duke e tradhtuar me një puthje: “Ai që do të puth, është ai; arrestojeni dhe merreni të shoqëruar mirë”.

MARCO GIUNIO BRUTI

(85-42 para Krishtit) – Ishte një prej vrasësve të Jul Cezarit, që luftëtari romak e kishte adoptuar dhe e konsideronte një njeriun e tij besnik. Bruti vendosi të vrasë Cezarin, që ishte shpallur diktator i përjetshëm, bashkë me eksponentë të aristokracisë që i druheshin fundit të republikës.

DONA MARINA

(1501-1529) – E quajtur edhe La Malinche, Dona Marina ishte dashnorja dhe përkthyesja e luftëtarit spanjoll Hernan Cortes. U zbuloi spanjollëve zakonet e popullit të saj, duke zhvilluar një shërbim spiunazhi.

BENEDICT ARNOLD

(1741-1801) – Eshtë një prej personazheve më kontroversë të historisë amerikane. Ishte një gjeneral që gjatë Luftës për pavarësi, pasi kish mbështetur ushtrinë amerikane, kaloi në krahun e anglezëve.

PHILIPPE PÉTAIN

(1856-1951) – Marshalli francez, gjatë Luftës së Dytë Botërore u vu në krye të shtetit të Vichy-së, qeverisë kolaboracioniste aleate e nazistëve, që kishin pushtuar Francën.

ALQIBIADHI

(450-404 A.C.) – Gjatë Luftës së Peloponezit ndryshoi disa herë partinë e tij politike: në Athinën ku lindi, u angazhua në organizimin e ekspeditës athinase në Siçili, por më pas kaloi me Spartën, që më pas e tradhëtoi.

IVA IKUKO TOGURI D’AQUINO

(1916-2006) – E quajtur edhe Trëndafili i Tokios, e lindur në Los Angeles gjatë Luftës së Dytë Botërore, në radio mbështeti Japoninë, për të demoralizuar amerikanët, bashkatdhetarët e vet.

GUY FAWKES

(1570-1606) – Tradhëtoi Anglinë protestante, duke iu bashkuar spanjollëve në tentativën e dështuar për të vrarë mbretin Xhejms dhe rikthyer një mbret katolik. Donte që të hidhte në erë Parlamentin.

SIDNEY REILLY

(1870-1925) – Hebre rus, u bë një prej spiunëve më të mëdhenj në shërbim të britanikëve. Mes misioneve të tij ishin infiltrimi në shtabin gjerman në vitin 1917, si dhe një pothuaj përmbysje e bolshevikëve në vitin 1918.

EFIALTI I TRAKISE

(Shek VI – 480 para Krishtit) – Bari nga Thesalia, në vitin 480 para Krishtit tradhëtoi spartanët e Leonidhës, duke i zbuluar mbretit pers Kserksit, duke dashur të sulmojë prapa shpine luftëtarët e Leonidhës, që ishin të angazhuar në luftime. /bota.al