Tragjedi në avionin që niseshte në Zvicër, vdes i riu nga Tetova

Një i ri ka vdekur sot përpara se të niste aeroplani nga Aeroporti Ndërkombëtar Shkup, mësohet nga burimet e aeroportit të Shkupit, njofton TetovaSot.

Sipas informacioneve jozyrtare, bëhet fjalë për një tetovar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur për momentin, shkruan TetovaSot. Informacionin e konfirmojnë edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Pasagjeri i ndjerë ka dashur të fluturoi me avioni nga Shkupi për në Cyrih, por vdiq para se aeroplani të niset. Rasti u raportua menjëherë, dhe arsyeja përse vdiq tetovari do të përcaktohet nga ekipet e mjekësisë ligjore.

Jozyrtarisht, tetovari ishte i moshës 37 vjeçare.

Loading...
loading...











Loading…


loading…