Tragjedia, sot dhe nesër Maqedonia e Veriut në Zi

Sot dhe nesër, Republika e Maqedonisë së Veriut do të jetë në ditë zie, për shkak të tragjedisë në autostradën Shkup – Tetovë, transmeton Portalb.mk.

Dita e zisë u shpall dje në seancën e jashtëzakonshme të Qeverisë.

Ndryshe, numri i viktimave ka arritur në 14, ndërsa rreth 37 persona të tjerë janë shtruar nëpër spitale pas lëndimeve që kanë marrë nga aksidenti.StrugaLajm

Shkaqet ndonëse nuk dihen ende por raportohet se autobusi i kompanisë Durmo Turs duke vozitur ka kaluar mburojën e hekurt në anën e kundërt të autostradës, më pas ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur në afërsi të fshatit Llaskarcë.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...