Trajneri i njohur strugan ,Alim Hajredini atakon Komunën e Strugës:Ne ja dalim edhe pa ju!

Turneu i 15 – Ndërkombëtar në Karate “Struga Open 2018″*(06.10.2018)
Një faleminderim për të gjithë ata që madhështuan këtë aktivitet, me pjesëmarrjen e tyre.
Faleminderit për tre kryetarët e federatave të karatesë, Maqedonisë z. Dragan Stojanovski, të Shqipërisë z. Luftar Kurti dhe të Kosovës z. Ismet Krasniqi.
Faleminderit të gjithë atyre donatorëve të cilët na mundësuan që edhe këtë vit Jubilar ta organizojmë në mënyrën më të mirë: Vila Palace, Ing-Luli-Pevalit, restaurant “Pumparela”, “Aquarius”, “Versus”, rooms “Ajro” dhe “Dauti”, hotel “Beograd”, studio “Rinora” dhe këmbimore “Euro-Leo-Ramo”.
Faleminderit: Strugaekspres, StrugaLajm, Arena Ring, gazeta Lajm dhe Koha.
Faleminderit të gjithë ju trajner dhe klube që na nderuat me pjesëmarrjen tuaj.
Dhe në fund, një faleminderim për Komunën e Strugës e cila këtë radhë ishte shumë indiferente për këtë aktivitet i cili mban emrin e po kësaj komune.
Por ne ja dalim edhe pa ju!
Alim Hajredini

StrugaLajmStrugaLajm

StrugaLajm

In : Aktuale, Sport

Loading...
loading...