TRASHËGIMIA E GJUHËS DHE KULTURËS TE ARBËRESHËT E ITALISË-Resul Bekteshi

                                                                                             

Shkruan :   Resul Bekteshi                 

  Ndër trojet  shqiptare është bërë traditë të flitet ,të shkruhet   bile të botohen nëpër revista të ndryshme material I zgjedhur si udhëpërshjkrime apo reportazhe ku flitet  për jetën dhe të kaluarën e arbëreshëve të Italise, sa ata në vend të huaj kanë mundur ta ruajnë dhe kultivojnë traditën dhe kulturën  e atdheut nga e kanë prejardhjen, nga Arbëria e lavdishme. Për ata janë shkruar edhe shumë vepra si romane,novella , drama.. etj.

   Para disa ditësh , duke shfletuar në bibliotekën personale më ra në sy  libri ;UDHËTIME LETRARE, nga autori Nasho Jorgaqi.

Librin e kisha lexuar edhe më parë, por si duket leximi I dytë më nxiti  kurreshtjen për të bërë një

studim më të detajuar të veprës.  Libri , mund të futet në grupin e veprave apo shkrimeve  letrare- shkencore; udhëpërshkrime, sepse aty gati tërë lëmia e trajtuar i takon këtij lloji të krijimtarisë letrare.

 Ajo që më nxiti dhe më zgjoi kurreshtjen për ta lexuar atë botim  rishtas, është mënyra se si autori I përshkruan në detaje krahinat  e banuara nga arbëreshët që nga koha kur ata u shpërngulën nga mëmëdheu  dhe u vendosën në pjesën jugore të Italisë që ishte e banuar pak nga vendasit. E tërë kjo ndodhi pas vdekjes se Skenderbeut ,  respektivisht pas pushtimit të atdheut nga hordhitë osmane. Sipas disa studjuesve shpërngulja e parë shqiptare për në Itali ka ndodhur  në vitin 1467-1468 , kurse vala më e madhe e shpërnguljes ndodh në vitin 1480, pas rënies definitive të Shqipërise nën zgjedhen osmane.StrugaLajm

 Në veprën, UDHËTIME  LETRARE , autori dëshmon natyrën I individualitetit krijues.  Aty për mrekulli ndërthuren karakteri letrar dhe elementi shkencor,së bashku me elementet eseistike dhe        publicistike. Ne këtë libër të NASHO JORGAQIT gjejmë lëndë ku gërshetohen elementi shkencor me atë letar . Aty hasim  materiale të vlefshme kushtuar fytyrave më të spikatura të historiesë dhe letërsisë shqiptare, sic janë : Në Stamboll te Naimi, Në mes kaqngjelave të De Radës, Ku lindi kënga e sprasme e Balës, Udhet e Serembes, Udhëtim me Fan Nolin, Me Migjenin ,Lasgushin si e njoha unë  etj.

Materialet e përmendura më lartë janë secili një botë në vete, meritojnë vëmendje të vecantë nga lexuesit , bilke meritojnë edhe një analizë të detajuar,sepse aty së afërmi në mënyrë shumë  të përzgjedhur njihemi me shumë të dhëna mbi jetën dhe veprën e personaliteteve të shquara të letrave shqipe, prandaj botuesi I ketij libri në fillim do të thotë : “ Ishte një kohë kur ata ishin të gjithë  të gjallë; jetonin në vende të ndryshme e në mënyra të ndryshme; punonin e krijonin vepra pa e ditur se pas kaq vjetësh vepra e tyre do të ishte kaq e vlefshme dhe se dikush do hulumtonte dhe do të meditonte për jetën e tyre të cmuar…”                                                                                                                                               

   Në vazhdim të këtij shkrimi do të ndalemi  dhe do të meditojmë për atë se si I përshkruan autori  dy fshatrat e mëdha të banuara nga arbëreshët , respektivisht  si e ka pa dhe si e ka përshkruar Makin (Maqin kështu e quan autori ) dhe Palac Adrianon,fshatra këto ku lindën ,jetuan dhe vepruan dy fytyrat më të ndritura të letërsisë arbëreshe ; Jeronim De Rada dhe Gavrill Dara I Riu.   

Shën –Mitrin, kryeqendrën arbëreshe të Kozencës  dhe Makin fshatin që ne e njohim nga De Rada dhe  Kangjelat e tij, autori I përshkruan me tërë madhështinë  e tyre . Janë të dy shumë afër njëri tjetrit sikur të ishin lagje të një fshati. StrugaLajm

Maki  ( Maqi )  për vendasit   është shumë I rendësishëm , të  shumtit thonë se ky fshat është Meka për  arbëreshët, po si duket edhe për shqiptarët.

– Të varfër do të ishim sikur të mos e kishim të madhin De Rada  , I cili me veprën e tij e bëri të pandekshëm këtë pjesë të bukur të Kozencës-thonë  vendasit.

 Nga  ajo që kemi lexuar deri tani nga autorë te ndryshëm kuptojmë se në Maki  e dhe në rrethinë është ruajtur tradita arbëreshe,është ruajtur gjuha e bukur arbëreshe , pra Maki vazhdon të flaës  në atë gjuhë që fliste dhe shkruante Jeronim De Rada. Vendasit thonë me gojë plotë se Maki është katundi më I bukur dhe më I njohur arbëresh, për këtë – thonë ata- merita I takon  De Radës dhe kangjelave të tij .Njëri nga bashkëfolësit , që e shoqëronte autorin e këtij libri nëpë trojet arbëreshe shprehet kështu: -De Rada kur e shkroi “Milosaon” desh t’u japë arbëreshëve një copë  Shqipëri, duke I vendosur ngjarjet në Shkodër , por kjo mbeti vetëm një dëshirë e tij……

Kur  jemi këtu nuk na lejon ndërgjegja të mos e përmendim edhe Kolegjin e njohur të Shën-

Adrianit në të cilin ndoqën mësimin edhe shumë djem nga Shqipëria. Aty ndoqi mësimet edhe  atdhetari I njohur Luigj Gurakuqi, që ishte nxënës I De Radës.. Është interesant të kuptojmë si lindi ky koleg   Sipas asaj që kemi lexuar kuptojmë se : – Shkolla e parë arbëreshe u ngrit në vitin 1734 në katundin Shën-Benedikt, pas një lufte dhe përpjekjesh  për të hapur shkollë që zgjati mbi se tre shekuj. Më pas u shpërngul këtu për t’u shërbyer më mirë arbëreshëve. U vendos në manastirin e vjetër të Shën- Adrianit ku është edhe tani , por më vonë është  përmirësuar dhe ka ndryshuar pamjen-. Kolegji I përmendur ishte dhe ngeli qendër për arsimimin dhe edukimin e rinisë arbëreshe..

                                                                      Fundi pjesës së pare

Vazhdon pjesa dytë


Loading...
loading...