TRAUMATIZIMI I SHOQËRISË SHQIPTARE

Shkëlzen Halimi

Paraqitja e një mendësie sipërfaqësore bëri të dalin në skenë edhe shumë injorantë, të cilëve mendja u ishte bërë top se historia e shqiptarëve fillonte me ta, për shkak se veten e konsideronin si “shpëtimtarë” dhe “arkitektë” të kthesës së madhe. Traumatizimi i shoqërisë shqiptare me një mendësi të këtillë, në pah nxori edhe individë që pa masë do t’ju pëlqejë vetja, duke mos pasur nevojë as për pasqyrën. Misioni i tyre nuk ishte morali, virtyti, etika, perspektiva, përgjegjësia, dinjiteti, por thjeshtë interesi, që u bë kod i aspiratës së atyre që u pëlqente vetëm vetja, por e mbështjellë me vellon e “patriotizmit” të zjarrtë.
Kjo ishte e mjaftueshme për t’u instrumentalizuar shoqëria shqiptare, por edhe për t’u krijuar një ambient i divergjencave të mëdha brenda-shqiptare, që prodhuan frikë dhe përçarje të natyrave të ndryshmet. Shoqëria shqiptare u bë shoqëri e polarizuar, me një vullnet të imponuar, që u reflektua sidomos në procesin zgjedhor. Dhe, kur nuk merret parasysh vullneti i popullit, atëherë humb kuptimin si demokracia, ashtu edhe pluralizmi dhe gjithçka shndërrohet në formalitet, përfshi edhe justifikimin e të qenit pjesë e pushtetit.StrugaLajmStrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...