Tre shtetas shqiptarë të dyshuar për tregti me drogë në Maqedoni

Prokuroria themelore publike Gostivar ngriti procedurë kundër tre personave, shtetas shqiptarë, për të cilët ekziston dyshimi i bazuar se si bashkëkryes – kanë kryer vepër penale – prodhim të paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotropike dhe prekursorëve, transmeton MIA.

StrugaLajmStrugaLajm

“Tre shtetasit shqiptarë, prej fillimit të muajit, furnizuan drogë narkotike dhe marihuanë, nga e cila një pjesë ishte e dedikuar për përdorim personal, ndërsa një pjesë për shitje personave të tjerë në rajonin e Gostivarit dhe fshatrave përreth”, kumtuan nga PTHP.StrugaLajm

Gjatë bastisjes në dhomën në të cilën qëndruan të dyshuarit më 13 shkurt, siç cekën nga PTHP, nëpunësit policorë gjetën rreth 277 gramë marihuanë në disa qese najloni. Kontrolli i kryer tregoi se personat e moshës 28, 20 dhe 34 vjeç nuk realizuan hyrje legale përmes vendkalimit kufitar në territorin e shtetit.

In : Aktuale

Loading...
loading...