Ziadin Sela, tregon kur dhe pse vendosi të merrej me politik

Deputeti i Kuvendi të Maqedonisë së Veriut, Ziadin Sela, në emisionin Oxygen Shoë ka deklaruar se filloi të merrej me politikën pasi që u bë prind, me qëllimin që fëmijëve të ju ofrohej një jetë më të mirë.

Ai thotë se nuk e kishte menduar se do të udhëheqte ndonjë subjekt politik ndonjëherë në jetë, por që beson se intelektualët duhet të jenë pjesë e politikës, e thotë se intelektual nuk të bënë diploma derisa nuk je aktiv.

“Vendosa të merresha me politikën në momentin që u bëra baba, kur më lindi vajza, thjeshtë në atë moment vlerësova që fëmijët tanë kanë të drejtën të kenë një ardhmëri më të mirë. Është që intelektualët duhet të kyqen në politik dhe kur thuhet intelektualët kjo nuk është diqka abstrakte. Intelektualët janë në mesin tonë, thjeshtë duhet t’ju krijohen mundësitë që të merren me politikë. Sa më tepër që të kyqen intelektualët në organizimet politike qoftë në Kosovë, Maqedoni apo Shqipëri, aq më tepër do të largohen njerëzit që kanë hyr në politik për përfitime personale dhe për të nxjerr fytyrën e keqe të politikës”, thotë ai.StrugaLajm

Shpjegoi edhe kush janë intelektualë.StrugaLajm

“Intelektual është ai individ i cili nuk rri rehat dhe sheh interesin e tij perosnal, në ndërkohë që ndodhin fenomene shoqërore që duhen gjykuar dhe duhen vlerësuar drejt ashtu siç ai mendon. Me fjalë të tjera nuk të bënë intelektual diploma, ke një profesion mjek, jurist apo çkado, përderisa nuk merresh me fenomenet shoqërore, aktualitetet politike, për të qenë zëri kritik i atyre fenomeneve, atëherë ti je thjeshtë një rroktar dhe nuk dallon aspak nga çfarëdo rroktari tjetër, qoftë, me gjithë respektin për secilin, qoftë edhe një zanatli i thjeshtë”, thotë ai.

Sela shkollimin e mesëm ishte i detyruar ta përfudnonte në Kosovë, e që ai nuk pendohet aspak dhe thotë se ajo kohë i ka ndikuar në ndërtimin e tij, ka vazhduar fakultetin e Mjekësisë në Tiranë dhe specializimin në Shkup.

Thotë se nëse nuk merresh me politikën, ajo merret me ty, madje në formën më të keqe.

In : Aktuale

Loading...
loading...