TRI RRUGËT E MASHTRIMIT TË SHQIPTARËVE NË MAQEDONI

Pushteti në Maqedoni një periudhë të gjatë po përdor tri metoda strategjike për mbajtjen nën kontroll të lëvizjes politike dhe kombëtare të shqiptarëve, dobësimin, nënshtrimin dhe sundimin më të lehtë të tyre:

  1. Përmes politikës, duke i privilegjuar dhe përdorur shqiptarët e dëgjueshëm, laramanët dhe politikanët e kapur përmes aferave korruptive dhe kriminale, me mbeturinat e ish regjimit komunist dhe bashkëpunëtorët e fshehur të agjenturave të huaja;
  2. Përmes ekonomisë, duke i plaçkitur me taksa të veçanta dhe forma speciale, për t’i shfrytëzuar dhe varfëruar deri në gjendje të padurueshme, që të shpërngulen sa më tepër në botën e jashtme;
  3. Përmes nëntokës kriminale dhe rrjeteve politike-fetare, pasuesve të sektave fetare në emër të islamit (socialist), me një pjesë të klerit të shkolluar në disa shtete arabe, aleatë të përhershëm të Rusisë dhe Serbisë, për t’i bindur shqiptarët përmes propagandës (medieve, literaturës dhe ligjëratave publike) se bota tjetër e amshuar u takon atyre, ndërsa jeta mbi tokë dhe e sotmja i takon pushtetit (kinse vullnet i Zotit) dhe shfrytëzuesve të begative që krijon pushteti për qytetarët e zgjedhur, “fëmijtë e Zotit” dhe të preferuarit e pushtetit.

(14.XI.2019)StrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...