Tronditet futbolli shqiptar, shuhet ish-trajneri i Kombëtares 

Futbolli shqiptar ka marrë dy goditje të rënda. Brenda dy ditësh janë ndarë nga jeta dy personazhe me karrierë të pasur në fushën e futbollit.

Pas ndarjes së papritur nga jeta të lojtarit, Labinot Harbuzi, pas një ataku në zemër, ditën e sotme bota e futbollit në Shqipëri është tronditur sërish.

Bëhet fjalë për ish-lojtarin e Lokomotivës së dikurshme, Filip Xhaji, i cili ka qenë edhe trajneri i Kombëtares së Shqipërisë.StrugaLajmStrugaLajm

Xhaji luajti për 15 vite për skuadrën e Lokomotivës 1955-1970. Pasi u tërhoq nga futbolli i luajtur, ai iu përkushtua trajnimit duke stërvitur grupmoshat e Lokomotivës dhe Kombëtares sonë.StrugaLajm

Reagimi i plotë i FSHF-së:

“LAMTUMIRË FILIP XHAJI! Futbolli durrësak ndjehet në zi për humbjen e një mjeshtri të shquar si Filip Xhaji. FSHF ndjen keqardhje për këtë lajm të hidhur dhe është pranë familjarëve të të ndjerit si dhe tërë komunitetit të madh futbolldashës së Durrësit. Filip Xhaji ka qenë një futbollist që punoi fort bashkë me brezin e lojtarëve të mirë të vitëve 1955-1970 të “Lokomotivës” së dikurshme (sot Teuta) për të ridimensionuar vlerat e traditat më të mira të futbollit në qytetin bregdetar. Pas lënies së karrierës ka punuar shumë vite në detyrën e trainerit. Kryesisht për moshat e reja nga 11-19 vjec. Për shumë vite me radhë është përkujdesur në Durrës për talentetet e reja, afirmimin e tyre jo vetëm te Teuta por edhe në ekipet Kombëtare të grupmoshave dhe Kombëtaren e madhe kuqezi të Shqipërisë. Federata Shqiptare e Futbollit i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes se mjeshtrit durrësak Filip Xhaji”, thuhet në mesazhin ngushëllues të Federatës së Futbollit.

In : Aktuale, Sport

Loading...
loading...