Tualetet e Gjenevës bllokohen nga 100 mijë euro!

Prokurorët në Gjenevë të Zvicrës janë duke hulumtuar një rast të çuditshëm, pasi një tualet i një banke si dhe tualetet e tri restoranteve janë bllokuar si pasojë e kartëmonedhave në vlerë më shumë se 100 mijë euro. “Nuk jemi shumë të interesuar në motivin, por duam të dimë origjinën e parave”, ka thënë zëdhënësi i Prokurorisë, Vincent Derouand duke shtuar se bllokimi i tualeteve nuk është krim. Gazeta “Tribune de Geneve”, e cila raportoi e para për këtë çështje, ka thënë se bllokada ndodhi fillimisht në një tualet në bankën UBS dhe në tri restorante afër. Aty u gjetën kartëmonedha 500-euroshe disa ditë më pas. Të hollat ishin konfiskuar gjatë hetimit dhe nuk dihet akoma se kush do t’i marrë ato nëse del se janë legjitime. Banka Qendrore Evropiane vitin e shkuar deklaroi se ka vendosur të ndërpresë prodhimin e kartëmonedhës prej 500 eurosh për arsyen se po përdorej shpesh për aktivitete ilegale.StrugaLajmStrugaLajm

StrugaLajm

Loading...
loading...