Turizmi në Shqipëri rritet më shumë se dyfish

Numri i turistëve të huaj  në Shqipëri vazhdon të rritet. Kjo vërehet qartë edhe me statistika. Instituti i Statistikave ka raportuar se numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në Shqipëri për qëllime pushime u rrit me 2.4 herë në gjashtë mujorin e parë të vitit, përcjell albinfo.ch. Për periudhën janar-qershor të këtij viti numri i turistëve të huaj ishte 562 mijë vetë nga 230 mijë, që ishte për të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Statistikat tregojnë se vetëm në muajin qershor, që shënon dhe fillimin e sezonit turistik, në Shqipëri hynë mbi 195 mijë pushues të huaj. Rritja me dy herë e gjysmë e numrit të turistëve të huaj paralajmëron një tjetër sezon të mirë për turizmin, pas rezultateve pozitive të vitit të kaluar. Në vitin e kaluar, Shqipëria përfitoi 1.5 miliardë euro nga turizmi apo 15 për qind të prodhimit kombëtar. Ky numër pritet të thirret këtë vit.

In : Aktuale, Rajoni

Loading...
loading...