Turp, për të gjithë ata që iu bashkuan korit fashist të beogradit!

Kosovës po i shkon thika në palcë, jo nga një anë, por nga të gjitha; Kosova vazhdon të qëndrojë në tryezat e kasapëve të historisë së saj. Nuk duhet ndonjë analizë ,,sui generis” për të lexuar pozitën e saj përballë interesave gjeopolitike të fuqive të mëdha, sot, ajo është vet një ,,sui generis”! Sinjali i vetëm pozitiv në këto kohë është këndellja dhe qëndresa e kryeministrit të tashëm z. Ramush Haradinaj, përballë ,,yrysheve të reja” mbi kurrizin e popullit shqiptar. Sa e si do qëndrojë, varet prej ngjarjeve në vazhdim…

2.
Nuk është qëllim në vete ngritja e ,,dhomave speciale”, siç thuhet, qëllimi është më i thellë, ai synon të pamundurën, ai synon zhbërjen e Kosovës shqiptare, gradualisht, synon atë që nuk e arritën dot thikat e popave dhe të çetnikëve të serbisë, ai duhet të shndërrohet në kancer, që pastaj vet metastazat ,,vendore” do të kenë kujdes në përhapjen e tyre.
Ku e gjejnë këtë të drejtë morale përkrahësit e inisiativave serbe kundër Kosovës, përderisa aktorët dhe faktorët e krimeve serbe mbi shqiptarët, sot qeverisin serbinë nën urdhërat e putinit. Ku e gjejnë atë guxim moral, që nënave të Kosovës, të cilat me dekada presin në derë t’ua kthejnë eshtrat e të bijve të varrosur në tokat e varrezës-serbi, t’ua burgosin edhe djemtë e mbetur me urdhëra të serbisë!..Tash duhet ta kuptojmë vërtet se ç’kuptim paska dy-fjalëshi latin, ,,sui generis”!..Megjithatë, edhe shkenca më ekzakte, matematika, e ka një numër të panjohur që mund t’i prishë gjithë llogaritë!..StrugaLajmStrugaLajm

Lebit Murtishi
BernStrugaLajm


Loading...
loading...