Turpi nuk hahet me bukë Muhamed Zeqiri!

Nga Prof.Gjyla Çeliku

Është një e vërtetë e madhe, se shumë politikanë kanë nivel të ulët intelektual dhe shumë sosh, edhe pse me kohën janë të mësuar të flasin, përsëri thonë shumë pak ose asgjë. Diskursi i tyre konsiston vetëm në terma dhe nocione aq të përgjithshme, që tashmë publiku i di përmendësh, si ato poezitë e zakonshme në bankat e shkollës.StrugaLajm

Milikia, kandidatja e LSDM-së, për Haraçinën, është shembulli tipik i politikanit tonë, të mbrujtur në këto vitet e tronditjeve të mëdha shoqërore, kur nuk ka as elitë politike, intelektuale e shoqërore dhe nuk ndryshon aspak nga niveli i shumë politikanëve gjatë fillimit të “karrierës” së tyre politike, që mbas një dekade kanë mësuar të lëvizin përmes diskursit politik, si një anije që shkon kah e çon era, por që kurrë nuk arrin në cakun e synuar.StrugaLajm

Dhe, ndonëse sot, pas publikimit të videos së “turpshme”, shumë politikanë tallen me profilin e saj, në të vërtetë, ata edhe e shohin veten te Milkia dhe thellë në vete turpërohen. Ajo që mua më irriton më shumë, është fakti se LSDM-ja e përdori Milkien mish për top, duke dashur t’i thotë botës, këta janë shqiptarët. Kurse ironia më e madhe erdhi nga Muki, duke i thënë publikut “mos talleni”, që ta kamuflojë talljen që i bëri ai dhe partia e tij, Milkies, Haraçinës dhe mbarë popullit shqiptar.


Loading...
loading...