Turqia ia hap dyert Serbisë: S’ka doganë, pritet ‘shpërthim’ i eksportit

 

Parlamenti i Turqisë ka ratifikuar Marrëvesjen e re për tregti të lirë ndërmjet Serbisë e Turqisë, transmeton Gazeta Metro.

Me këtë, sipas medieve serbe, pritet “shpërthim” i eksportimit të mallrave serbe në Turqi.

Serbisë për herë të parë i është lejuar eksportimi vjetor në Turqi i 5.000 tonelata mish viçi, 25.000 tonë të vajit të papërpunuar të lulediellit, 10.000 tonelata të vajit të rafinuar të lulediellit, 15.000 tonelata fara luledielli. 5.000 tonelata soje, 1.000 tonelata preparatesh për ushqim të kafshëve dhe 500 prodhime të ndryshme të furrave të bukës, ka thënë ministri serb i tregtisë, turizmit e telekomunikacionit, Rasim Ljajic.StrugaLajmStrugaLajm

Krahas këtyre, sipas Ljajicit, Serbisë i mundësohet dyfishimi i kuotave për eksportim pa doganë të bizeles, fasules, misrit, sheqerit dhe kumbullave të thara.StrugaLajm

Ljajic ka thënë se kjo do të jetë nxitje e madhe e eksportit në Turqi, shtet me të cilin në vitin 2018 këmbimi tregtar e ka kaluar vlerën prej një miliardi eurosh

In : Rajoni

Loading...
loading...