TUTTI ALBANESI, TUTTI KOMANDANTI


Që të mos ketë keqkuptime, që në fillim dua të paraqes një histori të shkurtër të zgjedhjeve në vend, ku përfshihen përpjekjet për formimin e koalicioneve, të definoj se çfarë do të thotë koalicioni dhe të identifikoj faktorët që mundësojnë apo pamundësojnë këto bashkëpunime.

Autor: Xhelal Neziri

Më 12 prill të vitit 1939 Italia fashiste e kishte okupuar Shqipërinë e qeverisur asokohe nga mbreti Ahmet Zogu. Operacioni kishte zgjatur pesë ditë pasi Zogu nuk kishte bërë asnjë rezistencë. Italianët e habitur nga lehtësia e pushtimit, kishin filluar menjëherë ngritjen e një pushteti të ri në Shqipëri, ku kishin në plan të ndërtonin një hierarki të përbërë kryesisht nga vendasit. Por, kishin hasur në problem të madh në përcaktimin e drejtuesve të institucioneve dhe të ushtrisë apo policisë. Të gjithë kishin konkurruar dhje kishin insistuar që të jenë kryetarë, drejtorë apo komandantë. Kur kishin zgjedhur një, aq sa duhet, tjerët kishin kaluar në taborin e kundërt – të partizanëve. Dhe, që atëherë, njihet fraza që më mirë i definon shqiptarët etnikë në Maqedoninë e Veriut – tutti albanesi, tutti komandanti (të gjithë shqiptarët, të gjithë komandantë).

Më 12 prill të vitit 2020, rrafsh 81 vjet më vonë, në Maqedoninë e Veriut pritet të mbahen zgjedhjet parlamentare, të parakohshme edhe kësaj radhe. Që nga zgjedhjet e vitit 2006, vendi ka mbajtur gjithsej katër palë zgjedhjesh parlamentare – të gjitha të parakohshme. Para çdo palë zgjedhjesh, te shqiptarët etnikë hapet e njëjta temë: nevoja e koalicioneve parazgjedhore. Kjo temë bëhet aq e nxehtë saqë debati publik gati se çdo herë kalon në një frustracion kolektiv, i cili më pastaj prodhon sharje e etiketime kuturu.

Që të mos ketë keqkuptime, që në fillim dua të paraqes një histori të shkurtër të zgjedhjeve në vend, ku përfshihen përpjekjet për formimin e koalicioneve, të definoj se çfarë do të thotë koalicioni dhe të identifikoj faktorët që mundësojnë apo pamundësojnë këto bashkëpunime.

FAJTORI KONSPIRATIV QË I PRISH KOALICIONET

Në historinë politike të shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut janë shënuar vetëm dy raste të koalicioneve parazgjedhore: i pari në vitin 1998, i lidhur nga PPD-ja dhe PDSH-ja; kurse i dyti në vitin 2008, i lidhur midis BDI-së dhe PPD-së. Gjatë gjithë kësaj kohe në gati tre dekadat e fundit, spektri politik shqiptar asnjëherë nuk arriti të grumbullohet në dy koalicione kryesore ideologjike – i majtë dhe i djathtë – siç është rasti te spektri politik i maqedonasve etnik, ku gjithherë dominojnë koalicionet e prira nga VMRO-DPMNE dhe LSDM.

Kur në zgjedhjet parlamentare të vitit 2011 opozita e përbërë nga Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) e Menduh Thaçit dhe Rilindja Demokratike Kombëtare (RDK) e Rufi Osmanit dështuan të lidhnin një koalicion zgjedhor, fajtori u gjet te lideri i partisë së parë opozitare. U tha se Thaçi paska minuar koalicionin me RDK-në, si dhe me Demokracinë e Re (DR) të Imer Selmanit që ishte shkëputur nga PDSH-ja, me qëllim që t’i mundësonte Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) të Ali Ahmetit edhe një fitore zgjedhore. Kjo hipotezë nga pjesa më e madhe e opinionit publik u pranua si e vërtetë, duke qarkulluar nëpër mexhlise, oda, kafene e restorante.

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të vitit 2014 sërish nuk pati koalicion midis PDSH-së dhe RDK-së. BDI në këto zgjedhje fitoi 19 deputetë, PDSH – 7 kurse RDK vetëm një. Në këto zgjedhje kishte konkurruar edhe Partia për Prosperitet Demokratik (PPD), por nuk kishte marrë mjaftueshëm vota për të fituar së paku një mandat. Edhe në këto zgjedhje etiketën e fajtorit për mosarritjen e koalicionit ia ngjitëm Thaçit, kurse si regjisor i këtij skenari prapë thamë se është Ahmeti.StrugaLajm

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2016, të cilët erdhën si rezultat i një krize të thellë politike në vend, vërtetë ndodhi ajo që italianët e quajtën “tutti albanesi, tutti komandanti”. Gjithsej garuan 6 parti shqiptare – BDI, BESA, ASH, PDSH, UNITETI dhe PPD, nga të cilat madje katër të parat fituan mandate në Parlament. I vetmi koalicion në këto zgjedhje ishte Aleanca për Shqiptarët, që u formua nga LR-PDSH e Ziadin Selës, një fraksion i dalë nga PDSH-ja e Thaçit, dhe RDK-ja e Vesel Mehmetit, i cili trashëgoi Osmanin në krye të partisë. Për dështimin që ASH dhe BESA të ngjeshin radhët opozitare kësaj radhe nuk u fajësua Thaçi, por Ahmeti. Ky i fundit ishte i etiketuar njëkohësisht si regjisor dhe zbatues i përçarjes së opozitës.

Tani, para zgjedhjeve të 12 prillit të vitit të ardhshëm, në vend të ngjeshjes kemi zhbërje të dy entitete politike: nga BESA u nda Alternativa, kurse nga koalicioni ASH (tash emër i partisë) doli RDK e Mehmetit. Ky grimcim politik duket se do të pamundësoje edhe më tepër koalicionin, sidomos në rrafshin opozitar, kurse fajtori sërish do të jetë “tjetri” – i dalë nga teoritë konspirative të mexhliseve e çajtoreve.

ÇKA DO TË THOTË KOALICIONI?

Në ciklet e fundit zgjedhore, dalja e votueseve shqiptarë në zgjedhje nuk kalon 34 përqindëshin. Sa për krahasim, në zgjedhjet parlamentare të vitit 2002 apo 1998 jehona e daljes në zgjedhje te shqiptarët kanë qenë mbi 65 për qind. Përveç mungesës së ofertave si energji mobilizuese për ndryshime pozitive, mungesa e koalicioneve poashtu vlerësohet të ketë një rol demotivues për votuesin shqiptar.StrugaLajm

E çfarë në të vërtetë do të thotë fjala “koalicion”, nga e cila kanë kaq shumë “alergji” partitë politike? Sipas fjalorit Kembrixhit, koalicion do të thotë bashkimi i partive ose grupeve të ndryshme politike për një qëllim të përbashkët me interes të përgjithshëm, zakonisht për një kohë të kufizuar, ose për një qeveri që ka një seri të veçantë të problemeve. Me fjalë tjera, nëse dy e më shumë persona udhëtojnë nga Tetova për në Shkup për një të mirë të përgjithshme, atëherë e zgjedhin vetëm një mjet të transportit për të arritur te qëllimi, në vend që secili të udhëtojë me makinën e tij.

Ka disa arsye pse puna e koalicioneve te shqiptarët etnikë të Maqedonisë së Veriut i ngjajnë asaj Urës së Fshejtë, që me mund ndërtohej ditën por prishej natën.

Arsyeja e parë është kuptimi i politikës si rrugë drejt pushtetit për të bërë, kontrolluar apo nisur biznese, duke mos dhënë asnjë llogari për premtimet e bëra dhe programet dhe platformat partiake.

Arsyeja e dytë është futja në pushtet si ortak në biznes, e jo si parti me një vullnet dhe legjitimitet politik të marrë nga votuesi, të cilit edhe duhet shërbyer.

Arsyeja e tretë është mungesa dhe promovimi i një oferte real-politike për qytetarin shqiptar, ku do të bëhet një lidhje e drejtpërdrejtë midis platformës partiake dhe nevojave reale të shqiptarit si qenie njerëzore.

Dhe arsyeja e katërt është prizmi klientelist i kuptimit të demokracisë nga një pjesë të konsiderueshme të trupit votues shqiptar, i cili njëjtë si politikanët që zgjedh i sheh zgjedhjet si mundësi përfitimi shumë konkret individual.

KUSH JANË LIDERËT?   

Liderët janë personat kyç që janë meritorë, por edhe përgjegjës për (mos)bërjen e koalicioneve. Ata nuk janë aq të dallueshëm nga shumica e atyre që i kanë si përkrahës. Në fakt, liderët definohen si arketip (model universal, ekzemplar) që ngërthen tiparet kolektive të popullit që e përfaqësojnë. Nuk kanë ra nga qielli, por janë pasqyra e tij!

Të dhënat e Regjistrit Qendror të Kompanive tregojnë se në rajonet ku shqiptarët etnikë janë shumicë vetëm 2 për qind e kompanive janë me më shumë se një pronar. Pra, 98 për qind e firmace të regjistruara janë në pronë të vetëm një personi. Numri i shoqatave aksionare, ku si pronarë paraqiten më shumë persona fizikë apo juridikë, është zero.

Ky egoizëm shqiptar sikur e vërteton tezën e italianëve nga Lufta e Dytë Botërore. Njëkohësisht është një indikator i mungesës së besimit bazik në raportet ndërpersonale, mungesë e cila prodhon pengesa të shumta në ndërtimin e koalicioneve politike apo edhe partneriteteve në biznes. /KDP


Loading...
loading...