U shua edhe nje zemer e Madhe strugane…

Lebit Muritishi/Strugalajm

Dje ne moshen 83 vjecare u nda nga jeta veprimtari/model i veprimit, humanizmit dhe sakrifices sublime, Adem Reshit Ademi. Xha Ademi lindi ne Zagracan te Struges ne vitin 1934 dhe u percoll,
per ne amshim me nderimet me te larta fetare dhe kombetare, dje,me dat. 26. 06. 2017.Qe nga dita e djeshme,ai iu bashkua ish bashkeveprimtareve te dalluar te kesaj ane: Shemo Kolonjes, Nazif Zhutes
dhe shume e shume emrave te tjere te dashur dhe te njohur ne rrethin e Struges,dhe la te pikelluar, pervec familjes te tij te madhe, edhe bashkeveprimtaret e palodhshem te udheve te tij, si,
Zudi Ibrahimi, Hajredini, Subiu etj…,,Jeta keshtu e ka /degjohej tek / tuk ndonje peshperime e rralle nga te pranishmit e heshtur dje…Por qe iku nje figure tipike atdhetare me nje shpirt te
madh humanist, askush nuk deshte ta pranoje. Iku njeriu i misheruar me hallett dhe dhimbjet e Atdheut, iku plaku dhe biri i denje i halleve te Kosoves, iku ai, qe secilen fjale e fillonte
dhe e mbyllte me Atdheun e lashte ne goje. Shpesh pyeste miqte e shumte, me friken e nje trimi, se mos valle do te ndodhe ajo qe ndodhi me Kosoven martire, ajo qe pergjaku gjer ne aorten e
palces Kosoven Martire.Por ajo ndodhi, lufta shpertheu, lufta ka ligje te ashpra, ajo nuk zgjedh vende dhe popuj, ajo ka djajte dirigjente, interesat, interesat…Xh ADEMI, KY VIGAN PLISBARDHE,
te cilin e prisnin me shprese shume oborre te djegura te kosoves, te mbushura me jetime lufte dhe krimi, nuk iu nenshtrua dhimbjeve te shpirtit per gjakun e vellezerve dhe motrave te Kosoves
qe pinin e poshteronin hijenat e karpateve serbo/ruse, ai perveshi krahet dhe zemren dhe u nis udheve te shkretuara te Kosoves me kontigjente ndihmash te ndryshme, qe vellezerit e struges dhe
rrethines se saj i mblodhen brenda nates per vellezerit e tyre te gjakut. Pengesa dhe rreziqe kishte ne te dyja anet e kufirit shqiptar, qe e quanin per ciflik te vetin bishat e sojit te njejte
sllav, por lufta ishte e te gjitheve shqiptareve dhe duhej te gjithe shqiptaret te mblidhen ne Kosove. Udheheqesi i udheheqesve te aksioneve humanitare dhe jo vetem aq, Irfan Vlashi, permes
Shoqates Humanitare /Nena Tereze, por edhe mes formash te tjera te sofistikuara, niste dhe percillte, (shpesh here shkonte edhe vete) kryehumanistet e Luftes, ngarkuar me buke dhe me zemer , drejt
fronteve te Kosoves.Si gjithmone, Xha Ademi, ishte nder te paret dhe ishte me te paret.Nuk e ndalen as nuk e lodhen vitet e renda te jetes, ai vazhdonte te veproje, pa pranuar kurre as ndonje fjale
falenderuese dhe aq me pak te shfaqte mburrje…Nuk pranonte fjale mirenjohjeje as shoket dhe miqte e shumte qe i bashkoi rruga e Lirise…,,Bej punen qe me takon thoshte ai, laj borxhin qe me takon
thoshte ai, asgje me teper…Ai kujtohet e do kujtohet ne te gjithe gjeografine shqiptare, ai shkeli cdo pellembe toke qe digjte lufta…Posa mbaroi njera filloi tjetra, ky eshte fati i Shqiperise,
kjo ishte koha qe rreshtoi burrat ne secilin istikam, dhe istikami i bukes dhe kripes ishte po aq i rende dhe po aq i nxehte, sic ishin istikamet e plumbave…Kete istikam, kete front mbrojti me
nder dhe Xha Ademi…Brenda ketij fronti, ne vitet e fillimluftes ne ish jugosllavi, kur Shoqata / Nena Tereze me seli ne Struge, kishte marre mbi vete strehimin e regruteve shqiptare
te ikur nga kthetrat vrastare te armates jugosllave, Xha Ademi kishte shnderruar Xhamine e fshatit Zagracan ne strehimore, dhe per shkaqe sigurie, per ushqimin dhe mirembajtjen e 12 shqiptareve
nga Kosova, kujdesej personalisht…Lavdi e perjetshme vepres dhe jetes se Xha Ademit, Zoti i falte paqen e Xhenetit…StrugaLajm

StrugaLajm


Loading...
loading...