UEJL do të “hetojë” rastet e profesorëve që kërkojnë favore seksuale nga studentët?!


Kryetari i Bordit, Prof. Dr. Denis Farington, rektori Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, prorektorja për Hulumtime dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar, Prof. Dr. Besa Arifi, kryetari i Parlamentit dhe Asociacionit Studentor, Arjon Fejzullahu dhe kryetarja e Klubit Feminist, Rita Behadini, sot (31 maj 2019), në Universitetin e Evropës Juglindore mbajtën konferencë për gazetarë për të sqaruar rastin e publikimit të rezultateve të anketës, e cila në opinion ngriti shqetësime për diskriminim dhe keqpërdorim të pozitës profesor – studentë.

“Jemi këtu para jush për të sqaruar informacionet asimetrike dhe dezinformuese dhe për të qenë krejtësisht transparentë para opinionit dhe studentëve. Ne e kemi detyrim t’i mbështesim studentët në lirinë e tyre të të menduarit kritik, por gjithmonë duke respektuar dinjitetin e profesorit, si nominim i përgjithshëm dhe duke kërkuar dëshmi relevante për raste të veçanta, do kisha thënë, në rastin e UEJL-së edhe sipas kësaj ankete, shumë të izoluar dhe incidental”, tha rektori Bexheti.

Ne tashmë e kemi pranuar një raport të rezultateve të anketës dhe të njëjtin e kemi shqyrtuar. Bëhet fjalë për një rast të stafit akademik të punësuar me marrëdhënie të rregullt dhe 3 raste të stafit me marrëdhënie jo të rregullt pune.StrugaLajm

“Në përputhje me rregulloret e punës dhe procedurave në fuqi Universiteti i Evropës Juglindore do të iniciojë hetime për rastet e paraqitura, por do të merren masa konkrete vetëm nëse ka dëshmi të verifikuara dhe serioze. Ne i motivojmë studentët për aktivitete të ndryshme studimore, por duhet të kenë kujdes në metodologjinë e hulumtimit”, theksoi rektori Bexheti.StrugaLajm

Kryetari i Bordit të Universitetit, Denis Farington, tha se rastet e ngacmimeve seksuale nuk janë të lokalizuara vetëm në Maqedoninë e Veriut, por këto raste paraqesin dukuri edhe në Mbretërinë e Bashkuar, SHBA, shtete të BE-së, ose kudo në botë.

“Ju sigurojë se ne si Universitet nuk do të tolerojmë asnjë rast të tillë dhe se kemi procedura shumë efikase për të sqaruar gjithçka”, tha Prof. Farington.

Prorektorja për Hulumtime dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar, Prof. Dr. Besa Arifi, sqaroi se UEJL dhe Klubi Feminist janë të vetëdijshëm për mangësitë e anketës, por se me seriozitet i kemi marrë shqetësimet e ngritura nga rezultatet e fituar nga anketa. Prof. Besa Arifi, tha se Universiteti është i obliguar tu jep hapësirë veprimi studentëve, qoftë edhe për raste të këtilla të shqetësimeve serioze.Dečak од Македонија otkriva svoju tajnu kako zarađuje £9,000 mesečno od kućeEvo kako je 22-godišnja devojka postala milioner za 30 danaБолката во зглобовите ќе ја снема за 14 дена без користење инјекции!Може целосно да ги излечите колената и половината за 3 дена ако

In : Aktuale

Loading...
loading...