Vetëvendosje dërgon në Kushtetuese vendimin e Thaçit për Hotin, kërkon masë të përkohshme

Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese vendimin e presidentit Hashim Thaçi për dekretim të Avdullah Hotit për kryeministër të Kosovës.

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka thënë se presidenti Thaçi u mundua t’i shfrytëzojë tri ditët e pushimit që ta pengojë Lëvizjen të dërgojë dekretin në Kushtetuese.

Ai tutje ka shtuar se nuk do të ndalen që ta mbrojnë Kushtetutën e Kosovës.StrugaLajm

“Me këtë dekret ne vlerësojmë se presidenti ka vazhduar ta shkelë Kushtetutën. Jo rastësisht në këtë kohë kur për përfundon java, presidenti është përkujdesur që ta bëjë dekretin, që Kushtetuesen ta zë në pushim. Natyrisht ne nuk na zë në gjumë kjo. Ata po mundohen t’i shfrytëzojnë këto tri ditë pushimi. Unë sot me nënkryetaren e Kuvendit jemi për të dëshmuar edhe njëherë se ne nuk do të ndalemi së mbrojturi Kushtetutën. Ne presim vendim të drejtë të Gjykatës Kushtetuese, megjithatë ne do të veprojmë sipas rrjedhave”, ka thënë ai.

Nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci, ka thënë se kanë bërë kërkesë për masë të përkohshme.StrugaLajm

Ajo tutje iu ka bërë thirrje kolegëve të saj që të mos marrin asnjë veprim pa ndonjë vendim të Kushtetueses.

“Ne kemi bërë kërkesë për masë të përkohshme. Ju bëj thirrje kolegëve të mi që të mos ndërmarrin asnjë veprim pa ndonjë vendim të Kushtetueses”, ka thënë ajo. /Koha.net

In : Aktuale

Loading...
loading...