Unë ashtu e unë kështu e askush tjetër

Sulejman Mehazi

Shenja e personave kryeneçë është “uni”, ata të cilët një e dy thonë “unë”, “unë”, “unë” e askush tjetër, s’shkojnë më larg se “uni”. Sa të gjorë më duken, sa të ngushtë e të burgosur brenda “unit” të vet. Të ngratët mendojnë se bota njerëzore vërtitet rreth tyre sikurse toka rreth boshtit të vet. Për këta s’ekzistojnë vetat tjera: ti, ai, ajo; ne ju ata, ato, por vetëm veta e parë “unë”.

Keni vënë re sa të neveritshëm janë duke e lavdëruar veten: “unë”, “unë e “unë”, “unë atë e këtë”, “unë kështu e ashtu”, “unë i mençur të gjithë të tjerët budallenj”, “vetëm unë di e jap këshilla”, “më dëgjoni mua çfarë them”, “unë kam qenë kështu”, “vetëm unë e bëj këtë punë e askush tjetër”, ” unë jam ashtu e jam bërë kështu”, “kam lindur atje e jetoj këtu”, ti s’bën e unë bëj”, “vetëm unë shkruaj mirë”, sa që “uni” i tyre është bërë pranga në qafat e tyre e prej çallamit të prangave s’mund ta ulin kokën teposhtëzë për t’u bërë barabar me njerëzit rrethe përqark tyre.StrugaLajmStrugaLajm

Uni i tyre mbështjellë në qafë i ka bërë që sikur dhe hunda t’u bie në tokë prej “madhështisë së unit të tyre” s’guxojnë të përkulen teposhtë për ta marrë hundën ta vënë në vend. “Uni” i vetvetes së këtyre personave duket shumë lakmues, epshi, nepsi, lakmia e tyre i bën më të mëdhenj sesa përmendoret e heronjve, ata e rrisin vetveten aq shumë sa që ua kalojnë busteve apo shtatoreve legjendare.StrugaLajm

“Uni” i tyre është më i madh sesa krijimi i universit të Allahut. Sa të mrekullueshëm janë librat e shenjtë të Zotit, keni parë, dëgjuar e lexuar që të lavdërohet vet Zoti me unë, me krijimin e qiellit, yjve dhe planetëve, keni lexuar dikundi ku Zoti i Madhërishëm i cili jep jetë e vdekje të thotë: “unë, unë, unë”, askundi. Dhe kur flet Allahu për veten e vet s’thotë “unë” sepse i vjen turp, por veprat krijuese të tij janë të shprehura në veten e tretë njëjës: “I lartë është Allahu më i bukuri krijues”. Ç’tu bësh këtyre “unëve” njerëzor që vetën e krahasojnë më të lartë se Zoti i vetës së tretë “Ai”. 22 dhjetor 2017.


Loading...
loading...