Universitetet shqipe me minimumi tri lëndë në maqedonisht!

Maqedonishtja do të jetë e obligueshme të mësohet në të paktën tri lëndë, për çdo program studimor në UT, UNT, UEJL, si dhe në universitetet tjera që do të organizojnë studime në gjuhën shqipe nëse nuk ndryshon nenin 132 paragrafi 6 i Propozim-ligjit për arsim të lartë. Në kohën kur në Maqedoni diskutohet zyrtarizmi i plotë i gjuhës shqipe, në nivel shteti, ai nen është sa i panevojshëm, aq edhe anakronik

Laura PAPRANIKU

Propozim-ligji i arsimit të lartë që pritet të nxirret së shpejti, përveçse është i rëndësishëm për frymën dhe rregullimin që do të marrin në të ardhmen institucionet e arsimit të lartë në Maqedoni, është në të njëjtën kohë edhe një test për shqiptarët, respektivisht për institucionet e arsimit të lartë në gjuhën shqipe, si dhe për përfaqësuesit politik në Parlament, shkruan gazeta KOHA. Me këtë propozim-ligj, njëjtë si me Ligjin e përparshëm, universitetet në gjuhën shqipe do të duhet të sigurojë mësimdhënie në gjuhën maqedonase në të paktën tre lëndë për secilin program studimor.

Nëse nuk ndodhin ndryshime në pjesën “Gjuhët në të cilat zhvillohet mësimi” , pra nëse propozim-ligji miratohet si i tillë, të gjithë studentët e Universitetit të Tetovës (UT), Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL), Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, si dhe të universiteteve tjera që mund të organizojnë studime në gjuhën shqipe, do të duhet që krahas gjuhës maqedonase si lëndë e veçantë – të organizojnë në këtë gjuhë edhe minimumi dy lëndë të tjera. E thënë ndryshe, nga tre lëndë në gjuhën maqedonase do të duhet të ligjërohet në çdo program studimor të universiteteve që nuk janë në gjuhën maqedonase. Propozim-ligji për arsim të lartë në këtë pikë është shumë i qartë.StrugaLajm

“Kur mësimi zhvillohet në gjuhën e bashkësive etnike të cilët nuk janë shumicë në Republikën e Maqedonisë ose në ndonjërën prej gjuhëve botërore, në pajtueshmëri me paragrafët 2, 3 dhe 4 të këtij neni, gjuha maqedonase mësohet si lëndë e veçantë mësimore dhe mësimi zhvillohet në gjuhën maqedonase në të paktën edhe dy lëndë mësimore të programit studimor”, qëndron në paragrafin 6 të nenit 132 të Propozim-ligjit për arsim të lartë. Në paragrafin 1 thuhet se “mësimi në institucionet e arsimit të lartë zhvillohet në gjuhën maqedonase”, ndërsa në paragrafët pasues (2, 3 dhe 4) shpjegon arsyet përse universitetet mund të organizojnë mësim edhe në gjuhën jomaqedonase.StrugaLajm

“Pjesëtarët e bashkësive për arsye të shprehjes, kultivimit, dhe zhvillimit të identitetit të tyre dhe veçantive të tjera, kanë të drejtë që mësimin në institucionin publik të arsimit të lartë, sipas programeve studimore dhe përmbajtjeve të përshtatshme, ta realizojnë në gjuhën e bashkësisë të ndryshme nga gjuha maqedonase, në përputhje me këtë Ligj dhe me statutin e institucionit të arsimit të lartë. Financimi nga ana e shtetit do të sigurohet për arsimin e lartë edhe në gjuhën që e flasin të paktën 20 për qind e popullsisë së Republikës së Maqedonisë”, qëndron në paragrafin 2. E drejta e pakicave apo “bashkësive të tjera” për arsim të lartë në gjuhën e tyre përcaktohen në paragrafin 3. “Mësimi në institucionet pedagogjike publike të arsimit të lartë për edukatorë të edukimit parashkollor dhe për mësues të arsimit fillor, si dhe të lëndëve didaktike-metodike për mësimdhënës të shkollave të mesme, mund të realizohet edhe në gjuhët e pjesëtarëve të bashkësive të tjera që nuk janë shumicë në Republikën e Maqedonisë”, qëndron aty, ndërsa në paragrafin 4 sqarohet se “në përjashtim të paragrafit 1 të këtij neni, mësimin në institucionet e arsimit të lartë mund të realizohet në ndonjërën nga gjuhët botërore”.

Propozim-ligji për arsim të lartë numëron ditët e fundit të debatit publik, respektivisht të dhënies së vërejtjeve dhe propozimeve nga na a e subjekteve juridike, individëve dhe palëve të interesit enkas me tekstin e atij propozimi të publikuar MASH që në fund të dhjetorit.

Për shumë çështje është diskutuar në nivel të universiteteve, kurse janë kontestuar shumë pika që kanë të bëjnë me hierarkinë e universiteteve dhe mënyrën e funksionimit të organeve të tij. Por për çështjen e organizimit të minimum tre lëndëve në gjuhën maqedonase, të paktën zyrtarisht nuk është ankuar asnjë prej universiteteve shqiptare, as UT dhe UNT, të cilat duhet ta kenë përgjegjësi morale dhe kombëtare në mbrojtjen e gjuhës shqipe dhe institucionalizimin e plotë të saj në kuadër të institucioneve të veta dhe as UEJL e cila presupozohet që ka një pavarësi më të madhe politike dhe financiare nga shteti se dy të parat. Ende më i pa nevojshëm dhe anakronik duket kushtëzimi i universitetet me mësim në gjuhën shqipe që të organizojnë mësim në gjuhën maqedonase në të paktën tri lëndë nëse kemi parasysh klimën politike për zyrtarizmin e plotë të gjuhës shqipe në nivel shteti. Do të ndryshohet ose jo nenin 132 i Propozim-ligjit për arsim të lartë, mbetet të presim variantin final të tekstit që do të shkojë në Parlament si dhe veprimet politike të deputeteve viza-vijë këtij neni. (koha.mk)

In : Aktuale

Loading...
loading...