Universiteti FON jep 100 bursa për maturantë

Universiteti FON edhe sivjet do të ndajë bursa për 100 maturantë të cilët janë të interesuar të studiojnë në ndonjërin nga fakultetet e Universitetit. Ata paraprakisht duhet të aplikojnë, ndërsa pastaj t’i kalojnë dy testimet e parapara. Nga sivjet Universiteti FON së bashku me partnerët e tij e kanë zgjeruar fushatën për dhënien e bursave mendjeve të rinj nga Maqedonia të cilët janë në kërkim pas arsimit dhe diplomave ndërkombëtare.

Bursat janë të liruara nga detyrimet financiare për studim. Nga Universiteti informojnë se bursistët e FON-it do të punojnë nën sistem të veçantë të mentorit me profesorë dhe ekspertë të huaj. Universiteti do t’i mbulojë të gjitha shpenzimet shtesë në fushën e arsimit joformal dhe praktikë në kompanitë ndërkombëtare. Bursistët duhet të jenë pjesë e biznes inkubatori ku me mbështetje financiare nga Universiteti në Valencia, Milano dhe Uashington do të mund t’i zhvillojnë idetë e tyre të biznesit dhe procese kreative, start-up’s, aplikimet dhe kompanitë.

Maturantët nevojitet vetëm ta plotësojnë formularin që është i kapshëm në faqen e internetit të FON-it. Pas përfundimit të procesit të aplikimit, kandidatët do të kontaktohen nga ana e Universitetit që të marrin instruksione të mëtejshme para testimit të parë.

In : Aktuale

Loading...
loading...