Unterwallis në Zvicër ka futur në qarkullim paranë e vet “Farinet”

Ideja dhe synimi i iniciatorëve për futjen në qarkullim të kësaj monedhe me emrin “Farinet” ka qenë forcimi i ekonomisë lokale.

Në rajonin e Valisit të Ulët (Unterwallis), të kantonit Valis duke filluar nga dita e sotme ka hyrë në qarkullim një valutë lokale. Me emrin “Farinet”, kjo valutë do të ketë vlerë në rreth 100 shitore dhe biznese tjera në regjionin në mes të Monthey dhe Salgesch.

Kursi i ndërrimit të kësaj monedhe të re me frangun është një me një, shkruan srf.ch.StrugaLajmStrugaLajm

Para zyrës së këmbimit të valutës në Sitten sot është bërë një radhë e gjatë, bëjnë të ditur mediat lokale, transmeton albinfo.ch.StrugaLajm

Në një datë të mëvonshme, biznesin e këmbimit  do ta marrë përsipër Byroja Turistike e Kantonit Valis.

Ideja dhe synimi i iniciatorëve për futjen në qarkullim të kësaj monedhe ka qenë forcimi i ekonomisë lokale. Ndërsa është interesante se prej nga vjen emri origjinal i kësaj valute, përcjell albinfo.ch. Farinet, gjegjësisht Joseph-Samuel Farinet ka pasur emrin një kontrabandist dhe falsifikues i njohur i parave

In : Aktuale, Rajoni

Loading...
loading...