UREJTJA ABSURDE NDËRSHQIPTARE


Nga Shkëlzen Halimi/

Shoqëria shqiptare assesi nuk mund të çlirohet nga presioni i paragjykimeve, gjë që ka bëri që mosmarrëveshjet shqiptare të shpërthejnë edhe për gjëra më banale. Urrejtja absurde ndërshqiptare që rrënjët i ka te interesi, është pasojë e “luftës” për të qenë pjesë e pushtetit. Ky “synim” u bë shkaktari kryesor në krijimin e armiqësisë shqiptare: “nëse nuk je me ne, atëherë je kundër nesh”. StrugaLajm

Kjo, mbase nxori në pah edhe mungesën e sensit për ta kuptuare esencën e pluralizmit, por edhe vazhdimësinë e mendësisë komuniste: “ o je me ne, o je tradhtar”! Paragjykimet e këtilla të panevojshme ishin vetëm harxhim i kotë i energjive, pasi subjekti shqiptar në pushtet, pos që duhej “thyer” dhëmbët me palën tjetër jo shqiptare, duhej të merrej edhe me ata shqiptarë që ishin “kundër” tyre, e që në esencë do të thoshte se shqiptarët tërë energjinë, por edhe kohën, e harxhonin duke u marrë, në fakt, me vetveten. Ata që bëheshin pjesë e pushtetit, me mish e me shpirt përpiqeshin ta absolutizonin bindjen se ata dhe vetëm ata janë të vërtetët dhe se zgjedhja e tyre në pushtet ishte “bingo”.StrugaLajm


Loading...
loading...