Urimi dhe durimi

Urim SALIHU

Një zë i brendshëm më thotë Urim nisu, shko diku larg zhurmës urbane.Shko në malet e largëta dhe do ikësh nga cdo ngjarje , që të neveris kaq kohë.Do ikësh dhe nuk do t’i shohësh skenat e përditshme, tubime, konferenca, konflikte bindjesh.Atje në malet e larta ndoshta e heq frikën nga lartësitë .Ndoshta prej atje e sheh saktë se cfarë ndodhë këtu poshtë.Ndonjëherë duhet të marrësh me vete rreziqet dhe të nisesh në rrugë të panjohura.Nuk ka rëndësi ku të shpien.
Por një copë e fundit e durimit tim më mban akoma atë vullkanin tim që mund të shpërthejë në secilin cast.Dicka më ndalë të nisem edhepse nga të gjitha konfliktet ai me vetveten është më mizori, është më djallëzori.
Në këtë vend ku unë katër decenie i vras ditët dhe netët e mia të lodhura kam parë se asgjë nuk ndryshon, atëherë përse unë duhet t’i japë një copë kurajo vetvetes? Përse ditët e shtrenjta të mia, mi errësuan,fëmijërinë ma braktisën nga ëndrrat më pasionante , rininë time poashtu e vranë në pabesi në shpresën e ndryshimit që nuk ndodhi.Erdha deri këtu i rritur bashkë me njerëzit që ditën janë kanarina dhe natën bëhen përbindësh .Eshtë një vend i nemur.Ka shumë kufoma ndër tokë nëpër histori, secili i vrarë ose si hero ose si spiun.
Ndonjëherë ai zë i brendshëm më thotë të harroj cdo gjë, është zëri i sinqertë i Urimit , por ajo grimcë e vogël durimi më gërryen dhe më kthen sërish në njeriun që nuk ka ku ik, nuk ka ku ia mbathë.Nuk ka asnjë stacion që të më pranojë me gjithë këtë dëshpërim timin.Dëshperimi është më i thellë se vendi ku bëjnë jetë sardelet.
Dhe pas kaq vitesh ditën sërish e nisë me politikën, duke shfletuar me kujdes listat.Duke parë të njëjtët njerëz aty.Të parët që janë akoma që qeverisin dhe të dytët që kanë humbur privilegjet e qeverisjes dhe duan të kthehen sërish.Shoh bartësit e listavë te të gjithë partitë .Të gjithë janë të ngjajshëm.Janë ata dhe vetëm ata.Të parët që na premtuan për ndryshimin dhe janë në fotelet e pushtetit dhe të dytët që pretendojnë ato fotele dhe do na premtojnë të njëjtat gjëra.Këtu është beteja midis Urimit dhe durimit që e ndan një kufi i vogël aq sa një fije e hollë e perit.Kjo më vret shpresën, më vret edhe ca vite tjera, më godet rëndë ëndrrën.
Mi vjedhë ditët e shtrenjta të stinës në të cilën erdha në jetë dhe e dua.Nentorët e mij janë shumë më të shtrenjtë se sa zgjedhjet, më të shtrenjtë se premtimet.Zgjedhjet më ngjajnë si arena gladiatorësh.Të njëjtët emra më qarkullojnë në trurin tim të lodhur, të njëjtët personazhë që gëlltitën jetërat tona në heshtje dhe ne sërish besojmë.StrugaLajmStrugaLajm


Loading...
loading...