UT-ja NË RREZIK

Universiteti i Tetovës do të vazhdojë të jetë peng i uzurpatorit Vullnet Ameti – Në heshtje absolute dhe tinëzare përgatitet uzurpimi i ardhshëm katërvjeçar i funksionit udhëheqës në UT nga Vullnet Ameti. I bëj thirrje publike rektorit aktual, z. Vullnet Ameti, që të ofrojë dorëheqje, kjo për shumë shkaqe, por më kryesorja se ai nuk i përmbush kriteret themelore akademike për të qenë akoma rektor edhe për një mandat tjetër. Ky njeri është uzurpatori kryesor i UT-së. Ai e ka gojën plot e përplot fjali boshe se “jemi kështu e ashtu”, por në realitet – duke qenë në UT – ai e ka ngulfatur dhe degraduar shkencën dhe njerëzit akademikë. Nëse keni pak fije morali dhe nëse jeni i prirë kah vlerat akademike, ju z. Ameti do të kishit bërë mirë që këtë vend t’ia lëshoni dikujt që ka referenca shkencore dhe akademike për ta udhëhequr një rektorat kredibil e të denjë për t’u ballafaquar me rrjedhat ndërkombëtare. Ky njeri e trajton UT-në si pronë private, kjo për shkak se ashtu është i edukuar në mendjen e tij – të gjithë njerëzit e tij të afërt, që i përkasin sferës së pehlivanëve i ka angazhuar në sigurimin e Universitetit, ndër të cilët prin vëllai i tij, po ashtu pehlivan, i cili nuk lëviz nga hyrja e Universitetit 24 orë, duke rrezatuar forcë fizike me porosinë se çdokush nga stafi akademik dhe studentët që mund ta rrezikojë “uzurpatorin e këtij institucioni të shenjtë”, Vullnet Ametin, do të ballafaqohet me njerëzit e tij. Në këtë mënyrë UT-ja i përngjan një kazerme ushtarake, që në aspektin organizativ na e përkujton kohen e komunizmit. Edhe përkundër dyshimeve reale për arritjen e titujve shkencorë dhe akademikë, i bëj thirrje Vullnetit Ametit, kësaj radhe si intelektual e si shqiptar, me qëllime shume fisnike të mira dhe kombëtare që të dëshmojë dhe të bëjë një gjest të mirë kombëtar, të tregohet demokrat për hir të brezave të ardhshëm dhe dhjetëra mija studentëve që studiojnë në këtë universitet e të mundësojë një garë demokratike, ku ndërmjet shumë profesorëve të merituar për rektor do të zgjidhet me i miri, ndërsa ai do të vazhdojë të ndihmojë dhe kështu të ngelë figurë pozitive në memorjen tonë kombëtare. Në atë rast edhe kontributi që e ka dhënë ky njeri do të shënohej me shkronja të arta si njeri që ua lëshoi rrugën forcave progresive të dëshmuara shkencërisht, që do t’ju mundësojnë studentëve një ardhmëri evropiane. Se si ka ardhur ai deri tek titulli akademik “profesor i rregullt”, për këtë nuk duhet humbur fjalë. Tashmë dihet se ai i ka shkelur të gjitha rregullat për marrjen e titullit akademik, por më shqetësuese dhe alarmante për gjithë botën akademike dhe intelektuale, për të gjithë ne shqiptaret e Maqedonisë, është fakti se ky njeri i paarsimuar e ka uzurpuar tashmë një kohë të gjatë UT-në, duke e endur një rrjet të merimangës në formë perfide dhe mafiotike e duke i zgjedhur në mënyre ilegale dhe të fshehtë anëtarët e Senatit, ndërsa shumë profesorë dhe intelektualë të mirëfilltë duke i vendosur para aktit të kryer me shantazhe të ndryshme vetëm për një qëllim – që ky uzurpues i UT-së të rizgjidhet përsëri dhe kështu të vazhdojë me eksploatimin e Universitetit edhe në katër vitet e ardhshme. Ai synon të rizgjidhet që të vazhdojë me dëmtimin e rëndë të potencialit tonë kombëtar dhe me ngufatjen e energjisë së studentëve, duke ua ngushtuar ardhmërinë evropiane e këtyre të rinjve, sepse dëshiron të vazhdojë me kultivimin dhe avancimin e njerëzve të cilët të vetmen vlerë e kanë që uzurpatorit t’ia mundësojnë të mbetet në krye të tempullit të dijes, për të cilin aq shumë gjak dhe djersë, si dhe të mira materiale, investoi populli shqiptar në krye me rektorin e parë, të ndershmin prof. Fadil Sulejmani. Me këtë rast apeloj te Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe inspektoratet kompetente që ta japin kontributin e tyre në drejtim të respektimit të procedurave ligjore që ky uzurpator të mos arrijë ta plotësojë merimangën e vet, duke u mbështjellë me vendime formale për zgjedhjen e organeve të Universitetit, kjo me të vetmin qellim – ta ruajë pushtetin dhe në vazhdimësi të mbretërojë ashtu si dëshiron ai. Me nderime!

Dr. Nehat Sadiku, politolog BOGOVINË-LUBJANË-LONDËRStrugaLajmStrugaLajm


Loading...
loading...