Varroset tetovari i vrarë nga polici shqiptar i Manastirit (VIDEO)

36-vjeçari Bekim Aliu sot është varrosur në fshatin e tij të lindjes Jellovjan të Tetovës. Ai dyshohet se u qëllua dhe u dogj nga polici 24-vjeçar Enver.T dy ditë më parë në fshatin Belovodoca të Prilepit.

Fqinjët dhe të afërmit e tij janë të revoltuar nga fakti se vrasësi është një polic i cili, në vend që të mbronte qytetarët, arriti që ti’a marrë jetën Bekim Alili.

MPB detaje per vrasjen

Ministria e Punëve të Brendshme sot konfirmoi se mbrëmë rreth orës 02:00 nëpunësit policorë nga SP Prilep dhe SPB Manastir e kanë arrestuar 24-vjeçarin E.T. nga Manastiri, nëpunës policor, të shkak të dyshimit të bazuar për vrasjen e 36-vjeçarit.

Zëdhënësi i MPB-së Toni Angellovski informoi se dje, rreth orës 16:30 është denoncuar se në fshatin Bellovodicë, në rajonin e Prilepit në rrugë është përfshirë në flakë një person i panjohur. Menjëherë pas denoncimit, në vendin e ngjarjes kanë dalë nëpunësit policorë të cilët kanë gjetur një trup të djegur. Është konfirmuar identiteti i të vrarit. A.B. (36) nga Manastiri, te i cili është vërejtur plagë me armë zjarri në trup.

Angellovski theksoi se menjëherë janë marrë masa përkatëse për gjetjen e autorit dhe rreth orës 02:00 është arrestuar E.T. i cili në tërësi e ka pranuar veprën dhe e ka sqaruar mënyrën në të cilën e ka kryer vrasjen.

In : Aktuale

Loading...
loading...