Vdes edhe një grua nga aksidenti tragjik


Arin në katër numri i viktimave nga aksidenti që ndodhi në Leskovac të Serbisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Edhe një grua tjetër vdiq. Numri i të vdekurve nga autobusi nga Maqedonia i cili ishte rrotulluar në qytetin e Serbisë, Leskovac është rritur në katër, ku para një jave nga ky aksident kishin vdekur edhe tre persona tjerë”, njofton gazeta serbe “Blic”.StrugaLajm

Bëhet fjalë për shtetasen e Maqedonisë me iniciale S.T., e cila vdiq në spitalin e Nishit, pasi që kishte marrë lëndime të rënda trupore nga aksidenti i ndodhur më 16 dhjetor.StrugaLajm

Në vendin e aksidentin vdiqën tre persona ndërsa 32 të tjerë morën lëndime të rënda trupore. Nga këto, 14 u shtruan në spital, ndërsa pjesa tjetër pas dhënies së ndihmë së parë u sistemuan në hotel.

Autobusi i kompanisë “Eurobus” nga Struga u nis nga Manastiri për në Vjenë më 15 dhjetor në orën 19:00, ndërsa rreth orës 1:40 të mëngjesit të së dielës autobusi kishte dalë nga rruga kryesore dhe ishte rrotulluar në afërsi të qytetit të Leskovacit.

In : Aktuale

Loading...
loading...