Veleshtarët e kapin hajdutin që vodhi xhaminë e fshatit!

Hajduti që ishte futur në xhaminë e Veleshtës ku më herët kishte vjedhur arkën e dhurimit të besimtarëve është kapur në Veleshtë dhe i është dorëzuar policisë.Sic konfirmon imami i Veleshtës Abdylkadri Shei për Strugalajm.com hajduti u kap në një shitore të Veleshtës pasi më herët nëpërmjet kamerave ishte zbuluar se ai ishte autori që në disa raste ishte futur në xhaminë e Veleshtës.Sic konfirmon Imami i Veleshtës autori është nga fshati Podgorcë i cili në Veleshtë kishte ardhur me makinën e tij.Në Veleshtë së fundi janë shpeshtuar vjedhjet e shtëpive sic konfirmuan banorët e Veleshtës para disa javëve 12 shtëpi kishin qënë shënjestër e hajdutëve.(Strugalajm.com)

In : Aktuale

Loading...
loading...