Veleshtari Brendon Bekteshi në Eurotour – 9-Ball – Dynamic Billard BHR Treviso Open – Treviso (ITA)

Brendon Bekteshi, bilardisti i Klubit të bilardos “Rrapi” nga Struga, ndodhet ne Treviso Te Italisë, për të marrë pjesë në Eurotour – 9-Ball – Dynamic Billard BHR Treviso Open që mbahet në qytetin Treviso te Italisë
Brendon Bekteshi, do të jetë i vetmi përfaqsues nga Maqedonia në këtë kampionat , ndër 180 pjesëmarrësit nga mbarë bota
Brendon Bekteshi, bilardisti nga Struga, është së bashku me Dritar Bajramin, bilardistët më të mirë të Klubit të bilardos “Rrapi”, që ka marrë pjesë në shumë turne dhe kampionate shteterore, si p.sh. në Manastir dhe Shkup, në kampionatet kombëtare në Sarandë e Tiranë dhe ato ndërkombëtare në Selanik të Greqisë, Lihtenshtajn dhe në Sarajevë të Bosnjë e Hercegovinës në “US Open 9 ball” në Norfolk të Virginia ne SHBA
Traineri i KB “Rrapi” Fisnik Bekteshi shprehet i kënaqur dhe i privilegjuar si trainer që bilardisti i klubit që drejton ai, është pjesë e elitës botërore të bilardistëve, që Strugën dhe KB “Rrapi” e afirmon edhe në këtë sport mjaft të popullarizuar në shumë vende të botës.

In : Aktuale

Loading...
loading...