Vendeve të Ballkanit u duhen 200 vjet për ta arritur ekonominë e BE’së

Shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet ta rrisin prodhimin dhe të shpejtojnë reformat, përndryshe do t’u duhen 200 vjet kohë për të arritur shtetet e Bashkimit Evropian, është thënë të hënën në samitin e BERZH’it në Londër, ku po marrin pjesë kryeministrat e 6 vendeve ballkanike.

Një raport i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) i shpalosur në samitin e Londrës, në prani të gjashtë kryeministrave të Ballkanit Perëndimor se këto shtete, pra Shqipëria, Kosova, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia dhe Mali i Zi kanë mbetur mbrapa për shkak të institucioneve, korrupsionin, ndikimin e qeverisë në disa industri.

Mesatarja e tanishme e brutoproduktit të brendshëm (GDP’së) së 6 vendeve ka akoma shenja nga luftërat etnike të zhvilluara në vitet e ’90-ta. GDP’të e tyre janë sa gjysma e 11 vendeve të vendeve të Evropës Lindore që janë anëtarë të BE’së, si Polonia ose Hungaria, ndërsa janë sa një qerek i atyre të vendeve më të avancuara.

“Problemi thelbësor që po lë mbrapa këtë regjion në zhvillimin ekonomik është shkalla e ulët e prodhimit”, është thënë në Londër nga zyrtarë Banka Evropiane, transmeton Gazeta Express.StrugaLajmStrugaLajm

Nga BERZh potencohet se gjendja aktuale ekonomike e shteteve të Ballkanit reflekton vitet nën investime të ulëta, institucioneve të dobëta dhe ambientit të vështirë biznesor.StrugaLajm

Sipas një skenari të BERZh’it, ku është marrë rritja mesatare vjetore për periudhën 2001-2016 për Ballkanin Perëndimor, dhe 1.4 për shtetet e BE’së, raporti tregon se me këtë ritëm, 6 vendeve do t’iu duheshin fiks 60 vjetë për ta arritur GDP’në mesatare të BE’së.

Mirëpo kjo, sipas BERZh’it, do të ndodhte vetëm në rastin më të mirë sepse shtetet e Ballkanit Perëndimor në 7 vjetët e fundit nuk kanë pasur rritje ekonomike prej 3.2 për qind. Pas krizës së madhe ekonomike të vitin 2009, 6 shtetet kanë pasur rritje ekonomike vetëm për 1.2 për qind në vit.

E, po të merrë për bazë një skenar negativ, duke u bazuar në gjendjen ekomike të vendeve pas krizës së vitin 2009, atëherë Ballkanit Perëndim do t’i duheshin dy shekuj për të arritur vendet e BE’së.


Loading...
loading...