Venera Lumani,këngëtarja strugane vjen me duet të ri me Lindi Islamin

“M’flen në shpirt”, titullohet kënga e re e çiftit të këngëtareve. Personazhet kryesore në klip janë vetë Venera Lumani dhe Lind Islami dhe video është ndërtuar me pjesëza kujtimesh nga jeta e tyre.

Melodia ritmike duket se është në harmoni të plotë me tekstin e shkruar nga vetë çifti, që siç thonë në këngë, pavarësisht zënkave dhe lëndimeve kthehen sërish tek njëri tjetri!

I gjithë videoklipi tregon çaste nga udhëtimet e bëra së bashku, momente spontane, puthje romantike dhe situata më shumë se reale për një çift të dashuruarish.

Në këtë periudhë ndarjesh dhe krize romanticiteti, ata që janë ende të lumtur me partnerët do ta gjejnë veten tek “M’flen në shpirt”./AM/Njeshi/



In : Aktuale

Loading...
loading...