Venko Filipçe: Këta janë heronjtë që po punojnë ditë e natë, ndërsa ju rrini në shtëpi

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në profilin e tij në Facebook ka shpërndarë një fotografi nga laboratori i ISHP-së ku po kryhen testimet ndaj virusit korona. Filipçe edhe kësaj radhe fton qytetarët që të respektojnë masat në mënyrë që lehtësojnë punën e punëtorëve shëndetësorë, të cilët po punojnë pa orar gjatë gjithë kohës.

“Këta janë kolegët e mi nga Instituti i Shëndetit Publik, laboratori i autorizuar për testet e koronavirusit. Këta janë heronjtë që janë në punët e tyre ditë e natë. Ata janë këtu, ndërsa ju rrini në shtëpi. Parandaloni përhapjen e virusit dhe ndihmojini ata të kapërcejnë më lehtë këtë periudhë jashtëzakonisht të vështirë”, shkruan Filipçe.
StrugaLajmStrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...