Veprimet e Lulzim Bashës në sinkronizim të plotë me rimëkëmbjen e neofashizmit serb!

U desht vetëm një deklaratë e Edi Ramës për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë që të ngrejë më këmbë Bruxelin e Washingtonin, u desht vetëm një deklaratë e Daut Haradinajt që të alarmojë gjithë botën ,,demokratike”! Dhe ja si i përcjell me duartrokitje, po kjo e njëjta botë, deklaratat e kasapëve të pupojve të ballkanit:

Dje në kampin famëkeq të Jasenovcit u përsëritën deklarat e millosheviqit – në vitin 1989 në Fushë Kosovë.
Vuçiq: ,,Ne nuk kërcënojmë asnjë kroat të ndershëm që është i gatshëm të jetojë me serbet, por nuk do të lejojmë dhe nuk do të preket më asnjë serb si në të kaluarën”!
Dodik: ,, Serbët nuk mundet t’i sigurojë R: e Bosnjë Hercegoninës, ata, serbet, i siguron vetëm bashkimi. Pra, r. serbska dhe serbia”!
Popi Irinej: ,,Bota akoma ka njerëz të mirë në një anë, siç jemi ne ( serbet ), që do ta ndalojnë të keqen mos të përsëritet më”! ( Mbaj përgjegjësi të plotë për autenticitetin e secilës deklaratë)
A duhet ndonjë koment pas këtyre kërcënimeve të reja të neofashizmit serb në ballkan!..A duhet ndonjë koment për të kuptuar qëllimin e atyre forcave destruktive në Europë, në krye me kanditaten potenciale për presidente të francës, z. Lë Pen!
Ndërsa në ,,teatrin” e politikës shqiptare, përveç heshtjeve dhe servilizmave ndaj këtyre aktorëve dhe faktorëve që po i vënë zjarrin ballkanit, në të cilin shenjim i parë janë trojet shqiptare dhe populli shqiptar, ngjashëm si në vitet e nëntëdhjeta, kur sa herë bënte një hap Kosova i vihej zjarri Shqipërisë, përsëri del një lulzim bashë dhe pa undëshkuar, kër5cënon djegien e Shqipërisë! Edhe kjo mbetet pa koment dhe në pritje të reagimit të institucioneve të shtetit shqiptar!..StrugaLajmStrugaLajm

Lebit MurtishiStrugaLajm


Loading...
loading...