Vërtet Vuçiçi foli si burrat

Lebit Murtishi

StrugaLajm

Shqiptari e ka për zakon të respektojë edhe burrërinë
e hasmit, në çdo kohë që jep shenja burrërie. Sot,
konkretisht, përpara disa minutave, sapo mbaroi konferenca
për shtyp e presidentit serb, përpara udhëtimit për në
Sh. B. A., ku do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të
Sigurimit të O.K.B.- së, kushtuar situatës së përgjithshme
në R. e Kosovës. Vuçiçi, duke iu përgjigjur sulmeve të
opozitës serbe, e cila kohët e fundit ka dalë me një sihariq
të ri për Kosovën, duke këmbëngulur që presidenti serb dhe
qeveria e tij të kërkojnë një status ,, Hong-Kong-u” për
Kosovën (do përpiqem ta citoj fjalë për fjalë) u shpreh
këshu: ,,ËSHTË BUDALLALLËK të harrosh se në Kosovë
jetojnë 93% shqiptarë, ndërsa në Hong-Hong jetojnë kinezët.
Prandaj,nëse dikujt nga opozita ia merr mendja t’i bind
shqiptarët të heqin dorë nga bisedimet që kanë kryefjalën
PAVARËSI, që nesër e kanë trë lirë karriken time…Vërtet
Vuçiqi foli si burrat!..StrugaLajm


Loading...
loading...