Verushevski nuk dëshmon kundër Mijallkovit, nuk i përgjigjet as gjykatës!

Gjykata Themelore Shkup 1 për një kohë të gjatë është në kërkim të ish shefit të Shërbimit sekret, Zoran Verushevski dhe nuk arrin ta gjejë në adresën e banimit të tij, por as në vendin e tij të punës në Qeveri, ku është këshilltarë i kryeministrit për çështje të sigurisë, njofton KOHA.

Zoran Verushevski është një nga dëshmitarët kryesor në lëndën “Fortesa-Target” për përgjimet e paligjshme masive dhe është dashur që sot të dëshmojë para trupit gjykues.StrugaLajmStrugaLajm

“Më 6 korrik të vitit 2019 nuk është paraqitur në Gjykatën Penale që të marrë ftesën. Gjykata ka tentuar që të njëjtën t’ia dorëzojë në vendin e tij të punës në Qeveri ku është këshilltarë për siguri kombëtare, por nuk e ka gjetur as aty. Ekziston një letër pranimi në Qeveri, por gjykata nuk ka asnjë provë që Verushevski e ka pranuar ftesën”, deklaroi gjykatësja Xheneta Begtoviq, transmeton KOHA.StrugaLajm

Gjykimi për “Fortesën dhe Target” është anuluar për më 23 shtator 2019. Të akuzuar në këtë lëndë janë edhe Sasho Mijallkov, Gordana Jankullovska, Toni Jakimovski (ish-shefi i kabinetit të Mijallkovit) , Vlladimir Varellov, nadica Nikolloq, Sillvana Zllatkova, Vasil jsakovski dhe Marijan Shumullikovski. Akuzuës kanë arritur ti ikin Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkoski.

In : Aktuale

Loading...
loading...