Vesel Memedi mund të garoj bashkë me BDI-në në zgjedhjet lokale

Zgjedhjet lokale që do të mbahen më 15 tetor pritet të jenë atraktive në taborin politik shqiptar, për faktin se BDI që i ka fituar shumicën e komunave në zgjedhjet e kaluara, tani
rival të drejtpërdrejtë në vend të PDSH-së pritet të ketë për herë të parë Lë-vizjen BESA dhe LRPDSH-në.

Përveç partive shqiptare, për votat e shqiptarëve garon edhe LSDM, e cila pretendon që përkrahja e elektoratit shqiptar të jetë konzistente nga zgjedhjet e fundit parlamentare.

Nga ana tjetër, pikërisht dalja më vete e partive politike shqiptare, qëndrim që për momentin kanë pothuajse të gjitha partitë, rrezikon të përçajë votën shqiptare si dhe të
ulë ndjeshëm nivelin e përfaqësimit në këshilla komunal, sidomos në komunat etnikisht të përziera.

Për 27 vjet me radhë, që kur u pluralizua Maqedonia, partitë shqiptare si
duket nuk e kanë marrë mësimin nga partitë maqedonase VMRO dhe LSDM, të cilat në mënyrë permanente kanë në koalicion parazgjedhor shumë parti nga komunitet e vogla, të cilat kanë jo pak peshë në elektorat, si romët, serbët, boshnjakët, torbë-shët, turqit e vllehët. Si rezultat i akumulimit të këtyre komuniteteve, ndër vite është ulur përfaqësimin
i shqiptarëve si në Parlament, ashtu dhe në komuna, si ajo Strugës, Gostivarit, Kumanovës, Çairit, Butelit, Dibrës dhe komuna të tjera.

Asnjë koalicion në horizont Partitë shqiptare jo vetëm se nuk ka shenja se do të bëjnë koalicion me komunitet tjera më të vogla, por edhe ato që janë, si koalicioni Aleanca për shqiptarët, nuk është e sigurt aspak nëse do të garojnë së bashku edhe për zgjedhjet lokale. Nga ana tjetër, bazuar në qëndrimet e deritanishme nuk duket se ka mundësi koalicioni parazgjedhor mes BESËS, BDI dhe ASH, por vetëm në komunat ku rrezikohet
vota shqiptare në rrethine dytë, si Struga dhe Kërçova. Gazeta KOHA, ashtu siç ka ngritur shqetësimin në zgjedhjet parlamentare, ku shkuarja në katër blloqe uli përfaqësimin politik në Parlament me vetëm 20 deputetë, edhe kësaj radhe tërheq vërejtjen se e njëjta mund të përsëritet edhe në zgjedhjet lokale.

Përfaqësuesit e subjekteve politike që përbëjnë ASH, thonë se ky koalicion nuk vlen edhe për zgjedhje lokale, ndonëse janë të hapur nga LR-PDSH të negociojnë me dy parti tjera
UNITETIN dhe RDK-në për një koalicion të mundshëm parazgjedhor. Ndërsa, nga RDK kryetari Vesel Memedi thotë se nuk pranon të flasë për koalicione të mundshëm para shpalljes së datës së zgjedhjeve më 6 gusht.

BESA nga ana tjetër do të dalë e vetme, ashtu siç do të dalë edhe BDI, megjithëse për këtë parti ka zëra në opinion se mund të lidh koalicion me RDK-në e Vesel Memedit, edhe pse nuk e thonë këtë zyrtarisht.

Fakti që BDI do t’ia jap pozitën e nënkryetarit të Parlamentit pikërisht Vesel Memedit, kjo sipas burimeve të sigurta parlamentare të gazetës KOHA, është shenjë e fortë se këto dy parti mund të jenë bashkë në zgjedhjet lokale. Zyrtarisht nga BDI nënkryetari saj Nevzat Bejta thotë për gazetën KOHA se për koalicione do të flasin vetëm pas shpalljes së zgjedhjeve lokale. Lidhur me përgatitjet për zgjedhjet lokale, Bejta thotë se partia e tij që herët ka nisur përgatitjet në terren për të marrë mendimin e anë- tarësisë për kandidatët e mundshëm për kryetarë komunash.

Siç thotë Bejta, pasi të mbarojë analiza e brendshme, strukturat e larta të partisë do të vendosin për kandidatët, ashtu siç do të vendosin edhe nëse kryetarët aktual do të kandidojnë sërish edhe në këto zgjedhje.

BDI në fazën e hulumtimeve të brendshme

“BDI që herët ka filluar përgatitjet për zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen sipas marrëveshjes së paraparë më 15 tetor të këtij viti. Për momentin jemi në fazën e hulumtimeve të brendshme partiake në degë dhe kë- shillat e vendor për të parë më për së afërmi disponimin dhe bindjet e anëtarë- sisë sonë për kandidat të caktuar. Kjo pasi zgjedhjet lokale dallojnë nga ato parlamentare meqë të zgjedhurit lokal duhet të
jenë sa më afër qytetarit dhe të punojnë në drejtim të realizmit të kërkesave
dhe plotësimit të nevojave të qytetarëve. Pasi të bëhen këto analizat e tilla strukturat e larat të partisë do të marrin vendime për kandidatë konform disponimit të anëtarësisë së BDI-së dhe po njëjtë do të vendosin edhe nëse kryetarët aktual do të jenë së-
rish kandidat për kryetar komune”, theksoi Nevzat Bejta.

Lidhur me pyetjen nëse e shihni LSDM-në rival direkt për votën shqiptare në disa komuna dhe nëse mund të keni bashkëpunim më këtë parti, Bejta u përgjigj shkurt se: “BDI si parti vepron në mënyrë autonome”.

Ndërkaq për koalicione të mundshme parazgjedhore me partitë tjera shqiptare, nënkryetari i BDI-së thopë se kjo do të dihet pas shpalljes së zgjedhjeve. “Për këtë çështje mund të flasim vetëm pasi të shpallen zgjedhjet më 6 gusht.

Vetëm më pas mund të mendojmë për koalicione ose jo”, thekson Bejta.

Koalicioni ASH në pikëpyetje

Nga LR-PDSH thonë se kjo partia është e përgatitur t’i fitojë zgjedhjet lokale si e vetme. Sipas asaj që thotë Flakron Bexheti, anëtar i kryesisë qendrore dhe zëdhënës i
kësaj partie, koalicioni ASH ka vlejtur vetëm për zgjedhjet parlamentare dhe nuk i obligon ata që të jenë në koalicion edhe për zgjedhjet lokale. Por siç thotë ai, LR-PDSH nuk e përjashton lidhjen e një koalicioni për lokalet nëse ka pajtueshmëri mes subjekteve politike.“Koalicioni Aleanca për Shqiptarët ka nënshkruar marrëveshje koalicionimi
për zgjedhjet parlamentare, dhe si i tillë nuk i obligon partitë të koalicionojnë edhe ne zgjedhjet lokale. Megjithatë, nëse ekziston pajtueshmëri dhe disponim politik mes subjekteve, nuk përjashtohet mundësia e koalicionimit për zgjedhje lokale.  Sidoqoftë, LR-PDSH, është i përgatitur edhe si e vetme për të garuar dhe fituar shumicën e komunave shqiptare”, theksoi për gazetën KOHA Flakron Bexheti.

Ai la të hapur mundësinë e koalicionimit në rrethin e dytë zgjedhor me subjektet e tjera shqiptare, kjo me qëllim qëtë unifikohet vota shqiptare.

“Nuk përjashtohet mundësia e koalicionimit edhe me subjekte tjera shqiptare në raundin e dytë si dhe koalicionim dhe përkrahje të kandidatëve shqiptar në ato komuna, ku do jetë i domosdoshëm unifikimi i votës shqiptare për kandidat shqiptar”, tha Flakron Bexheti.

Nga partia tjetër e Aleancës për shqiptarët, RDK, kryetari i saj Vesel Memedi thotë se deri në shpalljen e zgjedhjeve më 6 gusht partia e tij nuk do të del me asnjë qëndrim qoftë për koalicione qoftë për kandidatët e mundshëm për kryetar.

BESA e vetme, ekspertët përgaditin programin Nga Lëvizja BESA thonë se kjo parti është e
përgjegjshëm ndaj votuesit shqiptar meqë e votoi në masë të madhe këtë parti në shumë komuna shqiptar dhe këtë përgje gjësi, siç thotë zëdhënësi i kësaj partie Faton Fazliu, do të bartet edhe në zgjedhje lokale, ku thekson se për asnjë çmim nuk do të negociojnë në dëm të interesave madhore shqiptare. (koha.mk)

In : Aktuale

Loading...
loading...